Zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi sot se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi sot se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nga mediet në lidhje me pezullimin nga Gjykata Kushtetuese të dekretit për zgjedhjet e Tiranës më 9 nëntor, Begaj u shpreh se nuk është penduar për dekretin e nxjerrë.

“Mendimi ynë është që respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Begaj për mediet.

I pyetur nëse është penduar që i dekretoi zgjedhjet pa pritur shqyrtimin në Kushtetuese të ankimimit të Erion Veliajt, Begaj u përgjigj se, “pse duhet të pendohem për një akt që duhet ta nxjerr unë”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dhënë një ditë më parë, i cili pezullon zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, erdhi pas ankimimit të bërë nga Erion Veliaj që dekreti të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi në bashkinë e Tiranës.

Më 31 tetor, gjykata pritet që të shqyrtojë edhe ankimimin për shkarkimin nga detyra të Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.

Sot në një konferencë për mediat, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se, KQZ ka ndërprerë çdo përgatitje për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës pas vendimit të Kushtetueses. Sipas tij, edhe nëse gjykata do të shprehet më 31 tetor për shkarkimin e Veliajt, është e pamundur që të bëhen përgatitjet e procesit zgjedhor deri më 9 nëntor.

Këshilli i Ministrave shkarkoi Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës me propozim të Këshillit Bashkiak me argumentin për mosparaqitje në detyrë për tre muaj.

Burimi ATSH

Gogu: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale lidhen me paraburgimin, jo me hetimet e SPAK-ut

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se ndryshimet e pritshme në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht ato që lidhen me…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale lidhen me paraburgimin, jo me hetimet e SPAK-ut

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se ndryshimet e pritshme në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht ato që lidhen me…