Ministria e Jashtme e Kinës hedh poshtë fjalimin e Lai Ching-tes me rastin e 10 tetorit

Duke komentuar fjalimin e udhëheqësit të autoriteteve tajvaneze Lai Ching-te me rastin e 10 tetorit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh të premten në një konferencë shtypi se fjalimi i Lai-së shtrembëroi faktet, përsëriti teorinë e gabuar separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” duke sfiduar konsensusin ndërkombëtar.

Guo Jiakun who was appointed as the new spokesperson for the Chinese Ministry of Foreign Affairs attends a press conference in Beijing, China on January 7, 2025.( The Yomiuri Shimbun via AP Images )

Duke komentuar fjalimin e udhëheqësit të autoriteteve tajvaneze Lai Ching-te me rastin e 10 tetorit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh të premten në një konferencë shtypi se fjalimi i Lai-së shtrembëroi faktet, përsëriti teorinë e gabuar separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” duke sfiduar konsensusin ndërkombëtar.

Në fjalimin e mbajtur më 10 tetor, Lai Ching-te përhapi përsëri teorinë e “pavarësisë së Tajvanit” dhe i kërkoi Kinës të “ndalojë shtrembërimin e Rezolutës Nr.2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.

Lidhur me këtë, Guo Jiakun u shpreh se në botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është pjesë e pandarë e territorit të Kinës, kjo është situata e vërtetë në Ngushticën e Tajvanit.

“Tani aktivitetet separatiste të ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe ndërhyrja e jashtme janë kërcënimet më të mëdha për paqen në Ngushticën e Tajvanit. Orvatjet e autoriteteve të Lai Ching-tes për kërkimin e pavarësisë me forcat e armatosura dhe kundërshtimin e ribashkimit të atdheut, do të nxitin vetëm Tajvanin të futet në gjendjen e rrezikshme të luftës. Për të mbrojtur paqen në Ngushticën e Tajvanit, duhet t’i përmbahemi parimit të një Kine dhe të kundërshtohet ‘pavarësia e Tajvanit’,” tha Guo Jiakun.

Guo Jiakun shtoi se ky vit shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez Kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste. Gjithashtu 80-vjetorin e çlirimit të Tajvanit nga agresorët japonezë. Dokumentet e ligjit ndërkombëtar si “Deklarata e Kajros”, “Deklarata e Potsdamit”, “Instrumenti i Dorëzimit të Japonisë” etj. kanë përcaktuar sovranitetin e Kinës mbi Tajvanin. Rikthimi i Tajvanit në Kinë është një rezultat i rëndësishëm në fitoren e Luftës Botërore Antifashiste. Rezoluta Nr. 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zgjidhi problemin e përfaqësimit të Kinës duke përfshirë Tajvanin në OKB. Kjo tregon plotësisht parimin e një Kine. Çdo orvatje për shtrëmbërimin e fakteve historike dhe sfidimin e rezolutës Nr.2758, është jo vetëm sfida ndaj sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kinës, por edhe sfida ndaj rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i…