“Paketa e Maleve”, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton 4 zona të reja zhvillimi

Zonat e përzgjedhura janë njësitë administrative Gjinar, Funar, Tregan dhe Shushicë të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, turistik e mjedisor për qytetin dhe rajonin.


Nisma qeveritare “Paketa e Maleve”, e prezantuar me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe investimet në zonat malore të Shqipërisë po ngjall interes për investime.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi sot shpalljen e 4 zonave prioritare për zhvillim.

Zonat e përzgjedhura janë njësitë administrative Gjinar, Funar, Tregan dhe Shushicë të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, turistik e mjedisor për qytetin dhe rajonin.

Ky vendim bazohet në ligjin “Për Paketën e Maleve” si dhe në udhëzimet përkatëse të miratuara nga Ministria e Pushtetit Vendor, duke synuar nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, turizmit rural e natyror, si dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore e kulturore të zonave.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi se këto zona kanë potencial të lartë zhvillimi dhe po tërheqin interes të madh nga bizneset dhe investitorët, ndërsa prioritet mbetet zhvillimi i turizmit malor dhe ekoturizmit.
Gjinari, i njohur si “xhevahiri natyror” i Elbasanit, ofron potencial për zhvillimin e turizmit malor, ekoturizmit dhe përpunimit të bimëve mjekësore.
Funari, me pyjet e pasura dhe liqenet e tij natyrale, shihet si një destinacion i ardhshëm për turizëm kulturor, rural dhe sporte e aventurës.
Nga ana tjetër, Tregani, me ujërat termale, mbetet një atraksion i veçantë për turizmin shëndetësor e relaksues. Aktualisht zona më e frekuantuar e Elbasanit me mbi 9 mijë vizitorë çdo vit.
Ndërsa Shushica (Bysheku), vetëm pak kilometra nga qyteti, konsiderohet një zonë me potencial për turizëm familjar, bujqësi dhe kulinari tradicionale.
Një zhvillim më të madh Shushica pritet të marrë në vijim teksa bëhet zona më e afërt me autumotoparkun dhe koridorin e VIII ç’ka do të ndikojë drejpërdrejt në zonën e Shushicës dhe jo vetëm.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja u shpreh se prioritet mbetet zhvillimi i qëndrueshëm dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore në shërbim të qytetarëve dhe rajonit.

“Elbasani ka gjithçka për t’u kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, dhe ne po i hapim rrugë këtij zhvillimi”, tha Llatja.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” do të vijojnë përgjatë gjithë vitit për qytetarët dhe emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fillim të gushtit në qarkun e Elbasant ka pasur 348 aplikime për “Paketën e Maleve”.

Kjo nismë synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror, por me akses të kufizuar në investime.

Aplikimet mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hajdari: Bashkërendim i punës për parandalimin e zjarreve gjatë verës

Forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe rritja e gatishmërisë për parandalimin e zjarreve ishin në fokus të mbledhjes së zhvilluar sot…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hajdari: Bashkërendim i punës për parandalimin e zjarreve gjatë verës

Forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe rritja e gatishmërisë për parandalimin e zjarreve ishin në fokus të mbledhjes së zhvilluar sot…