Begaj në OKB: Shqipëria e angazhuar për eleminimin e dhunës ndaj grave

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres.

“Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, theksoi Presidenti i Republikës, ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë.

Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme.

Kreu i Shtetit theksoi se, këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.

“Shqipëria është e gatshme të ndajë përvojën e saj. Gjatë dekadës së fundit kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore, institucionale dhe shoqërore në promovimin e barazisë gjinore”, tha Begaj.

“Shqipëria ka mbyllur hendekun gjinor në arsim, ka forcuar pjesëmarrjen ekonomike të grave dhe ka investuar në përfshirjen digjitale dhe sipërmarrjen për gratë dhe vajzat. Këto reforma janë hartuar në konsultim me shoqërinë civile dhe të rinjtë, duke e bërë barazinë gjinore një element të rëndësishëm të shoqërisë sonë”, u shpreh Begaj.
Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se, “Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë”.

“Për ne, barazia gjinore është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe begatinë e përbashkët. Shqipëria ka marrë dy angazhime prioritare në kuadër të Agjendës së Veprimit Beijing+30: së pari, intensifikimin e përpjekjeve për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe, së dyti, zgjerimin e aplikimit të Buxhetimit të Ndjeshëm ndaj Gjinive”, theksoi më tej Begaj.

Begaj nënvizoi se, “Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të plotë ndaj Deklaratës së Pekinit dhe Platformës së Veprimit, ndaj Agjendës 2030 dhe instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…