Dëmet në territor dhe zjarrvënie, gjoba dhe dënime deri në 20 vjet burg

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi sot paketën e re të ndërhyrjeve ligjore, në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit.


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi sot paketën e re të ndërhyrjeve ligjore, në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit.

Manja tha se do të propozohen ndryshime konkrete në Kodin Penal për disa vepra penale të cilat dëmtojnë mjedisin dhe territorin.

Sa i përket nenit 151 për “Shkatërrimin e pronës me zjarr”, aktualisht thuhet se “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim deri në 10 vjet.

Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet”.

Në ndryshimet e paraqitura nga ministri Manja parashikohet që të shtohen edhe dy nene të tjera “kjo vepër e kryer në një kohë kur kushtet e motit ose të terrenit rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes dhe vështirësojnë marrjen e masave për shuarjen e tij apo kur kryhet pranë qendrave ose vendeve të banuara, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet.

“Kur kjo vepër kryhet brenda zonave të mbrojtura, ose prek objekte të trashëgimisë kulturore, objekte të kultit, monumente të kulturës apo kur cenon infrastrukturën kritike, dënohet me burgim nga 4 deri në 10 vjet”.

Sa i përket nenit 199/a për “Ndërtimet e paligjshme” aktualisht parashikohet që “Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, dënohet me burgim deri në 1 vit.

“Po kjo vepër, e kryer për plotësimin e nevojave për strehim sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj.

“Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

“Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet”.

Në ndryshimet e paraqitura nga ministri Manja parashikohet që të shtohet edhe dy pika të tjera.

“Kur ndërtimi i paligjshëm kryhet nga persona që ushtrojnë funksione publike në fushën e mbrojtjes, zhvillimit, planifikimit, mbikëqyrjes apo kontrollit të territorit, dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet dhe me heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike deri në 5 vjet.

“Kur ndërtimi i paligjshëm kryhet brenda zonave të mbrojtura, parqeve natyrore ose prek objekte të trashëgimisë kulturore, objekte të kultit, monumente të kulturës apo kur cenon infrastrukturën kritike, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet”.

Sa i përket veprës penale “Pushtimi i tokës”, neni 200 i Kodit Penal, aktualisht thuhet se “Pushtimi i tokës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 2 vjet”.

Në ndryshimet e paraqitura nga Manja shtohen tre nene.

“Zënia e tokës, publike apo private, pa titull ligjor, për qëllime banimi, ndërtimi apo shfrytëzimi të çfarëdollojshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 2 vjet.

“Kur kjo vepër kryhet në mënyrë të përsëritur, ose në bashkëpunim, ose ka si pasojë pengimin e përdorimit të ligjshëm të tokës nga poseduesi apo pronari, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet”.

“Po kjo vepër kur kryhet në tokë që ndodhet brenda zonave të mbrojtura, parqeve natyrore ose prek objekte të trashëgimisë kulturore, objekte të kultit, monumente të kulturës apo kur cenon infrastrukturën kritike, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet”.

Sa i përket nenit 206/a të Kodit Penal për “Shkatërrimin me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, në nenin aktual thuhet se “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga 5 deri në 8 vjet.

“Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet.

“Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve po shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet”.

Në ndryshimet e propozuara nga ministri e Drejtësisë shtohen edhe tre nene të tjera tek kjo vepër penale.

“Po kjo vepër, e kryer në një kohë kur kushtet motit ose të terrenit rrisin ndjeshëm rrezikun përhapjes dhe vështirësojnë marrjen e masave për shuarjen e tij apo kur kryhet pranë qendrave ose vendeve të banuara, dënohet me burgim nga 5 deri në 8 vjet.

“Kur kjo vepër kryhet brenda zonave të mbrojtura ose prek objekte të trashëgimisë kulturore, objektet kultit, monumente të kulturës apo kur cenon infrastrukturën kritike, dënohet me burgim nga 4 deri në 10 vjet.

“Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet. Në këto raste gjykata vendos që klasifikimi i tokës në zonat e prekura nga zjarri në pyje nuk mund të ndryshohet brenda një periudhe deri në 30 vjet”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…