Projekti shqiptaro-francez zbulon rrethim të ri në qytetin mesjetar të Sardës në Vaun e Dejës

Kërkimet arkeologjike zhvillohen në kuadër të projektit “Lugina e Drinit në Mesjetë”, i cili realizohet nga École française de Rome, Centre National de Recherche Scientifique, Ministère de l’Europe et des affaires étrangères, INRAP, Instituti i Arkeologjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe DRTK Shkodër.

Prej disa ditësh, në ishullin e qetë të Shurdhahut në liqenin e Vau Dejës, ku ruhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës, arkeologët po zhvillojnë kërkime intensive.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ndau pamje nga punimet, teksa njofton se, projekti kërkimor shqiptaro-francez, nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla, ka si qëllim dokumentimin e strukturave ekleziale që shenjojnë urbanizimin e qytetit mesjetar, duke eksploruar një sektor të ri – qytetin e sipërm. Gjatë punimeve ka dalë në dritë një rrethim i ri, i cili dëshmon se Sarda ka pasur një sistem mbrojtës me tre unaza.

Projekti, i cili prej vitesh studion banorët mesjetarë të zonës, praktikat funerare, paleodemografinë, prodhimet dhe shkëmbimet ndërajonale, po realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër. Në kuadër të kërkimeve u krye edhe pastrimi i territorit nga vegjetacioni i dendur.

Kërkimet arkeologjike zhvillohen në kuadër të projektit “Lugina e Drinit në Mesjetë”, i cili realizohet nga École française de Rome, Centre National de Recherche Scientifique, Ministère de l’Europe et des affaires étrangères, INRAP, Instituti i Arkeologjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe DRTK Shkodër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Erdogan: Marrëveshja SHBA-Iran një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përshëndeti sot marrëveshjen e arritur midis SHBA-së dhe Iranit, duke e përshkruar atë si…

Global 360

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia