Kina përkujton Ditën e Fitores

Një aktivitet përkujtimor madhështor u zhvillua të mërkurën në Pekin në kuadrin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste
Botërore. Presidenti kinez Xi Jinping, së bashku me 62 krerë shtetesh e qeverish dhe organizatash
ndërkombëtare, morën pjesë në këtë aktivitet.


Një aktivitet përkujtimor madhështor u zhvillua të mërkurën në Pekin në kuadrin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste
Botërore. Presidenti kinez Xi Jinping, së bashku me 62 krerë shtetesh e qeverish dhe organizatash
ndërkombëtare, morën pjesë në këtë aktivitet.

Kreu i shtetit i Kinës mbajti një fjalim të rëndësishëm dhe kaloi në revistë trupat pjesëmarrëse në
paradën e Ditës së Fitores.

Në paradën ushtarake në vijim, bëri pjesë Grupi i Operacioneve për Mbrojtjen Ajrore dhe kundër
Raketave.

Katër tipat e pajisjeve të inspektuara në formacionin e zbulimit paralajmërues u përkasin të gjithë
brezave të rinj të radarëve të lëvizshëm të prodhuar në Kinë. Në koordinim në grup, ata mund të
zbulojnë avionët e pakapshëm nga radarët dhe raketat balistike. Ata ofrojnë zbulim paralajmërues për
sigurinë ajrore dhe hapësinore të Kinës.

Në formacionin e luftimit kundër avionëve, janë inspektuar gjashtë tipat e raketave tokë-ajër, duke
përfshirë HQ-20, HQ-19 dhe HQ-29. Ato mund të bëjnë mbrojtje antibalistike me rreze e shtresa të
shumta dhe të luftojnë kundër kërcënimeve ajrore nga të gjitha rrezet.

Armët kundër dronave janë projektuar për të mbrojtur hapësirën e ulët. Në këtë formacion përfshihen
raketat kundër dronave dhe sistemi i artilerisë, armët me lazer me fuqi të madhe dhe armët me
mikrovalë me fuqi të madhe. Këto tri lloje armësh mund të nxjerrin nga përdorimi dhe të shkatërrojnë
dronat armiq.

Llojet e reja të raketave hipersonike, duke përfshirë YJ-21, DF-17 dhe DF-26D, mund të fluturojnë me
shpejtësi jashtëzakonisht të lartë, janë të afta në kapërcimin e bllokadave dhe mund të godasin
objektivat me saktësi të lartë. Ato janë jetike për fitoren gjatë betejës në të gjitha rrethana.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i…