“Dita e shtegtarëve” në Lezhë, çelet ekspozita “Simfoni libri me autorë lezhjanë”

Prej vitit 2006, Lezha është kthyer në epiqendër të festës tradicionale “Dita e Shtegtarëve”.


“Dita e Shtegtarëve”, një festë e përvitshme që i kushtohet kryesisht emigrantëve në Lezhë, u festua sërish sot me organizimin e aktiviteteve të shumta kulturore.

Biblioteka “Gjergj Fishta” prezantoi ekspozitën “Simfoni libri me autorë lezhjanë”, në të cilën përfshihen krijime nga emra të shquar si Frang Bardhi, Gjergj Fishta, Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Shpresa Kapisyzi, Agim Isaku, Tonin Çobani e Frano Kulli, deri te shkrimtarët më të rinj të qyteti.

“Kjo ekspozitë është jo vetëm një udhëtim në kohë përmes fjalës së shkruar, por edhe një dëshmi e gjallë e trashëgimisë letrare lezhjane, që bashkon të kaluarën me të tashmen në një simfoni të përbashkët librash e autorësh”, thufet në njoftimin e bashkisë Lezhë.

Prej vitit 2006, Lezha është kthyer në epiqendër të festës tradicionale “Dita e Shtegtarëve”.

Bashkia e Lezhës organizon çdo vit aktivitete të shumta, për ta kthyer 15 gushtin në një ditë simbol të gjithë atyre qytetarëve që janë larguar nga atdheu.

Lexo më shumë nga

Ditë e Hapur në Kuvend me rastin e 7-8 Marsit

Me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një “Ditë të Hapur” në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ditë e Hapur në Kuvend me rastin e 7-8 Marsit

Me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një “Ditë të Hapur” në…