Malaj dhe Gazheli në skanerin e Portit të Durrësit, reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë

Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit, ku gjatë tre muajve të fundit, falë masave të marra është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve.


Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit, ku gjatë tre muajve të fundit, falë masave të marra është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve.

Ky zhvillim ka sjellë lehtësim të dukshëm të procesit për operatorët ekonomikë dhe është mirëpritur nga shoqëritë e transportit, të cilat kanë vlerësuar reduktimin e kohës së pritjes dhe trajtimin më efikas të fluksit.

Drejtor i Përgjithshëm i “S2 Albania”, Agron Jaku bëri të ditur se masat shtesë e kanë lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e transportit si për turizmin, ashtu edhe për mjetet e tjera.

“Aktualisht kemi rreth 200 skanime në ditë dhe i gjithë procesi, nga hyrja në dalje, zgjat vetëm 3 minuta”, theksoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, vuri në dukje se rritja e volumeve të mallrave ka sjellë edhe rritje të ritmit të zhdoganimeve.

“Në çdo vit, Porti i Durrësit përpunon rreth 15% të volumit total të import–eksporteve, duke qenë pika më e rëndësishme kufitare në këtë drejtim. Kemi arritur të ulim kohën e përpunimit dhe qëndrimit në port, si dhe të reduktojmë me mbi 10% kohën e skanimit për subjektet që e përdorin si pikë hyrëse dhe dalëse”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Petrit Malaj, nënvizoi se këto masa të domosdoshme shkojnë drejt modernizimit të administratës doganore dhe përputhjes së proceseve të punës me standardet e Bashkimit Europian.

“Një doganë e shpejtë, transparente dhe e besueshme është thelbësore për të arritur objektivat tona dhe për t’u afruar më shpejt me standardet e BE-së”, shtoi Malaj.

Ky përmirësim është rezultat i marrëveshjes së firmosur në muajin prill, e cila garanton një qasje të koordinuar mes Doganës dhe Policisë së Shtetit, me kontrolle të targetuara vetëm mbi bazën e riskut.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, po punohet për të reduktuar edhe më tej numrin e skanimeve, duke siguruar balancën e duhur mes sigurisë dhe lehtësive për biznesin.

Burimi ATSH

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…