Rama: Gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, kushte moderne për mbi 650 nxënës e mësues

Gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan i është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan.


Gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan i është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan.

Shkolla tashmë ofron kushte moderne mësimi për mbi 650 nxënës dhe mësues, me kapacitete të shtuara që përfshijnë 14 klasa të reja, laboratorë bashkëkohorë, si dhe një palestër të re me fushë sportive të integruar.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e këtij investimi në funksion të përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies.

Ai bëri me dije se hapësirat sportive do të jenë të aksesueshme edhe për komunitetin lokal, duke i kthyer ato në qendra shërbimi dhe aktivitetesh për të rinjtë jashtë orarit mësimor.

“Gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm procesit mësimor por edhe gjithë komunitetit”, u shpreh Rama.

Ky projekt është pjesë e programit kombëtar për modernizimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin, duke vënë në qendër të vëmendjes standardet e sigurisë, mjediset funksionale dhe nxitjen e aktiviteteve sportive e sociale brenda shkollave.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…