Presidenti i EBA-s përfundon vizitën në Tiranë, Rama: Mirëardhsh mik i shtrenjtë

Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga përcjellja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed Al Nahyan në Rinas.


Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u dekorua nga Kryeministri Rama me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga përcjellja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed në Rinas.

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, shkruan Rama, ndërsa ndan momente nga përcjellja në aeroport.

Kjo është vizita e dytë e Presidentit të EBA-s në vendin tonë.

Ai mbërriti mbrëmjen e djeshme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Vetë Lartësia e Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan konfirmoi më herët në një postim në rrjetet sociale se në fokus të takimit me Kryeministrin Rama ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën, dhe kryeministrit Edi Rama.

Burimi ATSH

Besimtarët katolikë në meshën e Krishtlindjes, Imzot Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Besimtarët katolikë në meshën e Krishtlindjes, Imzot Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”.