Rama: Proces i thellë reformimi për sigurinë ushqimore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se siguria ushqimore mbetet një nga pikat më të dobëta në raport me standardet e Bashkimit Europian dhe se qeveria ka nisur një proces të thellë reformimi në këtë drejtim.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se siguria ushqimore mbetet një nga pikat më të dobëta në raport me standardet e Bashkimit Europian dhe se qeveria ka nisur një proces të thellë reformimi në këtë drejtim.

Gjatë një takimi me drejtues të pushtetit lokal dhe anëtarë të kabinetit, Rama bëri të ditur se ka nisur tashmë kontrolli dhe konfiskimi i produkteve ushqimore që tregtohen pa faturë, veçanërisht në sektorin e bulmetrave dhe mishit të freskët.

“Na duhet të hedhim hapa shumë të mëdhenj përpara, sepse kjo është një nga pikat më të dobëta që kemi edhe në raport me negociatat për anëtarësim në BE”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se pezullimi i veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe nisja e një procesi testimi të të gjithë inspektorëve me gojë dhe me shkrim është vetëm hapi i parë.

“Nga sot ka nisur procesi i kontrollit dhe konfiskimit të qumështit dhe produkteve të tjera të bulmetit që tregtohen pa faturë. Kjo është një çështje jetike për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht në këto temperatura të larta, ku rreziku është shumë i madh”, theksoi kreu i qeverisë.

Sipas tij, tregtimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit të freskët pa faturë nuk do të tolerohet më.

“Kushdo që do të tentojë ta tregtojë një mall të tillë pa faturë, do ta humbasë atë si mall. Pasiguria ushqimore është një kërcënim serioz”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karçanaj – Paolucci: Banka Botërore, mbështetje 100% për ‘GovTech’

Avancimi në një fazë të re i programit të qeverisë digjitiale “GovTech” ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Karçanaj – Paolucci: Banka Botërore, mbështetje 100% për ‘GovTech’

Avancimi në një fazë të re i programit të qeverisë digjitiale “GovTech” ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot…