Rama: Asnjë tolerancë, do të rrafshohet çdo lloj ngrehine në cenim të hapësirës publike

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët, ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste për Tiranën për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës drejt BE-së.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët, ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste për Tiranën për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës drejt BE-së.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ndërhyrja ndaj ndërtimeve pa leje po bëhet në të gjithë Shqipërinë dhe po bëhet edhe në zonën e bregdetit.

“Në zonën e bregdetit ka pasur një sërë goditjesh, edhe prishje ndërtimesh nga ato të të ashtuquajturve oligarkë. Por ato nuk dalin në televizor se nuk i nxjerrin. Ama ka pasur edhe gjoba shumë të rënda për shkelje në ndërtime dhe për shkelje të rregullave të kantiereve, gjatë gjitha këtyre ditëve në bregdet”, tha Rama.

Sot, nënvizoi kreu i qeverisë, “do të bëhet një konfiskim i një kuazi pallati në ndërtim në qytetin e Vlorës, i cili është në shkelje të lejes së ndërtimit”.

Ky proces, shtoi Rama, “është një proces që synon të bashkojë dy gjëra. Ne nuk kemi asnjë minutë për të humbur sepse kemi marrë përsipër të hyjmë në BE. Dhe kemi marrë përsipër të përmbyllim procesin e legalizimeve brenda vitit 2028, ku hyjnë të gjitha, dixhitalizimi i hartave etj”.

Por ama, nënvizoi Rama, “ta harrojë kushdo qoftë që do të legalizojë çfarëdoqoftë në shkelje të ligjit dhe pas afateve që ka ligji. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër nuk do të eci më. Dhe të gjitha ato ngrehina të ngritura për qëllim fitimi, apo çdo lloj ngrehine e ngritur në cenim të hapësirës publike, të infrastrukturës publike, të projekteve të infrastrukturës të zonave të mbrojtura, të infrastrukturës kritike do të rrafshohet. Nuk do të ketë asnjë tolerancë, asnjë dialog, asnjë ndalim më në këtë proces”.

Dhe për këtë arsye, theksoi kryeministri, “është shumë e rëndësishme që të gjitha skuadrat e deputetëve, të cilat morën së bashku 83 mandate, të jenë pranë komuniteteve dhe të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve, të cilët janë penguar dhe pengohen çdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepërt, por edhe për shkak të mbylljes syve të shumë forcave inspektimi në terren kanë pushtuar hapësirat publike”.

“Tirana është zona më e nxehtë, edhe për shkak të atraksionit të madh që ka në të gjitha drejtimet dhe numrit të madh të konsumatorëve që ka dhe nuk ka lagje, nuk ka bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vetë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “ka filluar të bëhet një punë shumë e mirë nga kryeinspektori, por ka nevojë për t’u vazhduar në të gjithë territorin dhe të gjitha ato të dhëna që po mblidhen nga deputetët në të gjithë zonat do të duhet të përkthehen në plane veprimi”.

Rama theksoi se, është ngritur një grup prej 60 arkitektësh lokalë, të ndarë në 8 grupe, për të filluar projektimin e ripërtëritjes së pikave ku do të bëhen prishjet dhe ku do të zgjerohen hapësirat

“Kjo do të jetë rilindja urbane 2.0, në Tiranë dhe në të gjithë qytetet e mëdha. Shkodra, Lezha që çuditërisht ose jo shumë çuditërisht ka më pak problematika, sepse në Lezhë drejton policia. Pastaj Durrësi, Tirana, Vlora, Fieri, Elbasani, Korça, është po ashtu edhe pse nuk drejton policia me më pak problematika të kësaj natyre. Ndërkohë që në vijnë bregdetare, nuk po i numëroj të gjitha njësitë duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithë atyre që ndërtojnë dhe njëkohësisht ndaj të gjithë tentativave për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor”, tha Rama.

“Do të jetë jo e letë, por do të jetë e pandalshme, konstante dhe do të vazhdoja aq sa do të vazhdojë. Deri kur do të konstatojmë që nuk ka më tendenca të kundërta”, theksoi Rama.

“Është gjithmonë e më pak, por prapë është shumë. Nuk mund të krahasohet me vite më parë, nga pikëpamja e kaosit që krijohet, por është tepër dhe i duhet vënë kufiri përfundimisht gjithë kësaj veprimtarie abuzive në të gjithë territorin. Hapësira publike është e përbashkët”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hasani me zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mikpriti sot në mjediset e MEPJ, zëvendëskryeministren për Integrimin…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Hasani me zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mikpriti sot në mjediset e MEPJ, zëvendëskryeministren për Integrimin…