Ndërtimet e paligjshme në Theth, Ballanca: Avokati i Popullit, asnjë ankesë nga qytetarët

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca komentoi sot në një prononcim për mediet shembjet e objekteve pa leje ditëve të fundit në Theth që janë shoqëruar edhe me përplasje mes Policisë dhe qytetarëve.


Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca komentoi sot në një prononcim për mediet shembjet e objekteve pa leje ditëve të fundit në Theth që janë shoqëruar edhe me përplasje mes Policisë dhe qytetarëve.

Ajo tha se, “Institucioni i Avokatit i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse”.

“Nuk dalim me deklarata të menjëhershme individuale. Nëse verifikojmë se ka një çështje e cila mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut ne mund të nisim një rast me iniciativë”, tha Ballanca.

Por, shtoi ajo, “në rastin konkret do të duhet që qytetarët të na japin të drejtë, të na thonë që ‘po jam dakord ta ndiqni rastin tim’”.

“Në Theth nuk kemi një ankesë, do të duhet që qytetarët të bëjnë një ankesë. Kemi nisur një rast për këtë çështje, por do të duhet që ekipi ynë të shkojë në terren. Është çështje fazash dhe etapash, nuk kemi shkuar ende në terren, por do të shkojmë”, u shpreh Ballanca.

“Ne do të dalim në një qëndrim. Paraprakisht në verifikimin e parë duket në pamje të parë, që mund ketë, kur them mund do të thotë që nuk kemi pasur shkaqe për të kuptuar që ka një problematikë të tillë. Avokati i Popullit nuk mbështet ndërtimet pa leje”, theksoi Ballanca.

Burimi ATSH

Zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat trevjeçar

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat trevjeçar