KLP dhe KLGJ forcojnë bashkëpunimin në mbledhjen e dytë të përbashkët vjetore

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilluan mbledhjen e dytë vjetore të përbashkët.


Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilluan mbledhjen e dytë vjetore të përbashkët.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe figura të rëndësishme të drejtësisë, si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare OPDAT dhe EU4Justice, si dhe vëzhgues ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët ndoqën nga afër punimet dhe kontribuan në diskutime.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u dakordësuan për miratim dy rregullore të përbashkëta me rëndësi strategjike për funksionimin e koordinuar ndërmjet Këshillave: rregullorja “Mbi zhvillimin e procedurave të rivlerësimit të magjistratëve, gjyqtarë dhe prokurorë” dhe rregullorja “Mbi mbledhjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet KLGJ-së dhe KLP-së”.

Pas një procesi gjithëpërfshirës dhe diskutimesh të hapura mes anëtarëve të të dy Këshillave, si dhe me kontributin teknik të partnerëve ndërkombëtarë, u arrit konsensusi për miratimin e këtyre dy akteve të rëndësishme, të cilat pritet të përmirësojnë bashkëpunimin institucional dhe të rrisin transparencën dhe efikasitetin në administrimin e sistemit të drejtësisë.

Ky zhvillim përbën një tjetër hap domethënës në rrugën e forcimit të shtetit të së drejtës dhe të konsolidimit të reformës në drejtësi.

Në përmbyllje të takimit, u njoftua se mbledhja e radhës plenare ndërmjet Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zhvillohet më datë 16 korrik 2025.

Ky proces mbështetet nga projekti EU4Justice, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i cili vijon të jetë një partner kyç në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në përforcimin e mekanizmave të mirëqeverisjes në drejtësi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

70 km rrjet i ri ujësjellësi dhe 800 lidhje familjare, dy fshatra të Lezhës drejt furnizimit 24 orë me ujë

Investimi për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Mërqi dhe Raboshtë të Lezhës po vijon, me synimin…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

70 km rrjet i ri ujësjellësi dhe 800 lidhje familjare, dy fshatra të Lezhës drejt furnizimit 24 orë me ujë

Investimi për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Mërqi dhe Raboshtë të Lezhës po vijon, me synimin…