Balluku: OECD vlerëson sektorin energjetik, kemi mbështetjen më të lartë në rajon për shtresat në nevojë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “raporti i OECD për sektorin energjetik, është një tjetër vlerësim për rezultatet e arritura dhe reformat që kemi ndërmarrë për fuqizimin e sektorit”.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “raporti i OECD për sektorin energjetik, është një tjetër vlerësim për rezultatet e arritura dhe reformat që kemi ndërmarrë për fuqizimin e sektorit”.

Organizata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD ka vlerësuar Shqipërinë për rezultatet e arritura dhe reformat në sektorin energjetik. Sipas zv./kryeministres njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vendi ynë ka rezultuar se ofron mbështetjen më të lartë për furnizimin me energji për shtresat në rajon në Ballkan, teksa renditemi si vendi me prodhimin më të lartë të energjisë së rinovueshme.

Balluku vlerësoi se në kushtet e zhvillimeve të gjeopolitikës, energjia ka treguar prej disa vitesh se është “thembra e Akilit”, për të gjitha vendet, sa i përket prodhimit, sigurisë, eficiencës dhe mbi të gjitha, tha ajo, “energjia do të mbetet një produkt jetësor”.

Gjatë fjalës së saj Balluku u shpreh se Shqipëria do të vijojë në rrugën e nisur për qëndrueshmëri energjetike jo vetëm për vendin dhe rajonin, por edhe për mbështetjen e konsumatorit me çmime sa më të ulëta.

Balluku vuri në dukje se, në raportin për “Çmimet dhe subvencionet në sektorin energjetik në Ballkanin Perëndimor 2025”, përpiluar nga OECD, që synon qasjen pozitive drejt energjisë së gjelbër dhe kalimin drejt energjisë së qëndrueshme duke u fokusuar në efektet sociale, Shqipëria në tranzicionin e gjelbër të sektorit të energjisë është unike nga vendet e rajonit, por dhe më gjerë.

“Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme, nga HEC dhe burime alternative, që e kanë rritur prodhimin e energjisë me 500 megavat-orë, ndërsa janë gati edhe shumë projekte të reja fotovoltaike dhe eolike që e çojnë prodhimin e energjisë 1,3 gigavat-orë”, tha ajo.

Balluku tha se ky raport evidenton mbështetjen më të madhe që Qeveria shqiptare i ka dhënë sektorit energjetik.

“Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka ofruar mbështetjen më të lartë direkte fiskale për sektorin energjetik, që ka qenë një mburojë reale për konsumatorin dhe biznesin”, deklaroi Balluku.

Ajo tha se, gjatë krizës energjetike botërore, që erdhi për shkak të agresionit rus në Ukrainë, në vitin 2022, tregjet ndërkombëtare u përballën me çmime të pahasura më parë. Për këtë arsye KESH përfitoi nga qeveria shqiptare 168 milionë euro, për të garantuar që tarifa për qytetarët të mos ndryshonte, pavarësisht një rritjeje ekspansionale në treg.

Sipas vlerësimit në raport, tarifat për familjarët duhet të rriteshin me 29% në rastin e një skenari minimal. Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhynte, abonenti do të paguante minimalisht 29% më shumë për energjinë dhe maksimalisht 114%.

“Ne, – tha Balluku, – jo vetëm që nuk e kemi rritur çmimin, por kemi vijuar mbështetjen me uljen e çmimit të energjisë gjatë këtij viti, me 10,5% për abonentët familjarë, duke shënuar një ulje historike që nuk është bërë në 30 vite.”

Balluku tha se, “ulja e çmimit të energjisë është bërë në të njëjtën linjë me praktikat e BE-së dhe është bërë mbi bazën e kursimit. Janë mbi 1 milionë abonentë që konsumojnë deri në 700 kWh energji në muaj dhe përfitojnë ulje të çmimit. Ky nuk është hapi i vetëm për rritjen e eficiencës së energjisë, pasi MIE ka punuar jo vetëm me aksionet konkrete por edhe me hapat rregullator, për të krijuar një stabilitet të qendrueshëm të sektorit energjetik”.

Sipas saj, ligjet për eficensën e energjisë dhe për performacën e energjisë në ndërtesa synojnë forcimin e politikave për energjinë, edukimin e abonentëve drejt eficiensës së energjisë.

Balluku tha se, Qeveria Shqiptare përmes Agjencisë së Eficiencës së Energjisë subvencionon mbi 70% të blerjes dhe të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për më shumë se 2 mijë njësi gjatë vitit 2023 dhe 2024 dhe 2 mijë njësi të tjera për vitin 2024 dhe 2025, duke e çuar kështu numrin në 4 mijë familje, të cilët përfitojnë ulje me 20-30 % të faturave të tyre të energjisë.

Sipas saj, qeveria Rama, do vijoj të mbroj qytetarin. “Mbrojtja e konsumatorëve është primare”, theksoi ajo.

“Nga subvencioni i çmimit të energjisë përfitojnë më shumë familjet me të ardhura të ulëta, sesa abonentët me të ardhurat mesatare apo të larta. Ndërsa qeveria implementon politika të posaçme për konsumatorët vulnerabël që përbëjnë jo më pak se 10% të konsumatorëve”, deklaroi Balluku.

Ministrja informoi se, Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria ka akorduar rreth 115 milionë euro për këtë shtresë gjatë periudhës 2018-2023, duke shënuar nivelin më të lartë të mbështetjes për shtesat në nevojë për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, përsa i përket konsumatorëve privatë, Balluku solli në vëmendje se vijon procesi i derregullimi edhe ata që janë të lidhur në tensionin 6 kilovatorë do të jenë kategoria e fundit që do të kalojnë në tregun e lirë.

Balluku tha se, “Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të transmetimit për të gjithë rajonin, dhe synimi kryesor është të rris kapacitetet transmetuese deri në 3 mijë megavatorë dhe të realizoj projektin më të madh të transmetimit, atë që lidh Shqipërinë direkt me Italinë

Ajo u ndal në transformimin epokal që ka shënuar sektori energjetik në vend vitet e fundit.

“Është rasti për t’u përmendur që gjatë vitit të kaluar “OSHEE Group” ka mbyllur vitin me një bilanc pozitiv, me një fitim prej 7.3 miliardë eurosh, në bashkëpunim të plotë me dy kompanitë e tjera dhe në bashkërendim të plotë me ta, duke sjellë kështu edhe mundësinë tonë për të ulur çmimin e energjisë elektrike për abonentët familjarë, bazuar mbi programet e efiçencës së energjisë, me 10.5% sikur më parë në tridhjetë vite”, deklaroi Balluku.

Burimi ATSH

Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan, bashkëpunim për trashëgiminë kulturore

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin takim me Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joanin.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan, bashkëpunim për trashëgiminë kulturore

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin takim me Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joanin.