Forumi Global në Stamboll, Balluku: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe me pjesëmarrjen e rreth 70 ministrave nga mbarë globi, u zhvillua në Stamboll Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes.


Nën kujdesin e veçantë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe me pjesëmarrjen e rreth 70 ministrave nga mbarë globi, u zhvillua në Stamboll Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes, një ngjarje me peshë ndërkombëtare që bashkon vende të Europës, Azisë dhe kontinenteve të tjera për të diskutuar të ardhmen e infrastrukturës dhe teknologjisë së transportit.

Në këtë forum mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila prezantoi progresin e bërë nga Shqipëria në fushën e transportit rrugor dhe aviacionit civil. Ajo vuri theksin në projektet ambicioze që vendi ka ndërmarrë në sektorin e porteve, duke theksuar se këto investime po e pozicionojnë Shqipërinë në një kategori të re të vendeve të zhvilluara në aspektin e ndërlidhjes infrastrukturore.

Forumi shërbeu si një platformë e hapur për diskutimin e sfidave bashkëkohore me të cilat përballen qeveritë në fushën e transportit dhe ndërlidhjes multimodale.

Në panelet e zhvilluara me prezencën e ministrave, u trajtuan temat më të ndjeshme që lidhen me teknologjinë e re, elektrifikimin e hekurudhave, zhvillimin e flotave të automjeteve elektrike, krijimin e porteve të gjelbra dhe lidhjen strategjike të tyre me portet e thata.

U nënvizua se këto projekte nuk kanë më kufij kombëtarë, por synojnë përfitime rajonale dhe ndërkontinentale.

Ministrja Balluku theksoi rëndësinë që transporti ka jo vetëm për zhvillimin ekonomik dhe tregtar, por edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, si dhe për arkitekturën e sigurisë botërore. Ajo nënvizoi se transporti multimodal është bërë sot një nevojë jetësore, duke qenë në fokusin e çdo qeverie që synon zhvillim të qëndrueshëm dhe garantim të sigurisë.

“Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbra dhe të lidhurat me portet e thata dhe mbi të gjitha projekte me përfitim rajonal janë diskutuar, pasi transporti nuk ka më kufij. Kam prezantuar me këtë rast progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe kam prezantuar projektet e reja që lidhen me portet, me ato porte, të cilat e kanë futur Shqipërinë në një listë tjetër, në një listë të vendeve të zhvilluara”, u shpreh ministrja.

Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ritheksoi edhe njëherë thirrjen për bashkëpunim të thelluar ndërmjet vendeve dhe rajoneve për të realizuar projekte të përbashkëta që tejkalojnë kufijtë dhe kontribuojnë në një të ardhme më të lidhur dhe më të sigurt për të gjithë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…