Binjakëzimi me komunën e Gjakovës, Ndreu: Nxisim promovimin e turizmit

Forcimi i marrëdhënieve ndërkulturore dhe ndërkomunitare mes Lezhës dhe Gjakovës në Kosovë është në fokus të marrëveshjes së binjakëzimit të nënshkruar më 23 qershor në Gjakovë.


Forcimi i marrëdhënieve ndërkulturore dhe ndërkomunitare mes Lezhës dhe Gjakovës në Kosovë është në fokus të marrëveshjes së binjakëzimit të nënshkruar më 23 qershor në Gjakovë.

Në një intervistë për ATSH-në, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu solli në vëmendje disa nga fushat e bashkëpunimit që do të prekë kjo marrëveshje binjakëzimi, e cila sipas tij, do të nxisë veçanërisht zhvillimin e turizmit.

Pushues nga Gjakova zgjedhin çdo vit e më shumë plazhet e Lezhës, ku vlerësojnë shërbimet dhe pastërtinë që ofron vija e gjatë bregdetare, por edhe kulinarinë e turizmin historik.

Ndaj, sipas Ndreut, promovimi i aktiviteteve sociale, ekonomike dhe të turizmit do të jenë në fokus të këtij bashkëpunimi.

Ndreu informoi se ky proces binjakëzimi u iniciua fillimisht nga Komuna e Gjakovës, e cila dërgoi një ftesë zyrtare pranë bashkisë Lezhë për të filluar procesin e binjakëzimit, kërkesë e cila u pranua menjëherë.

“Ky binjakëzim merr parasysh historinë e marrëdhënieve vëllazërore dhe bashkëpunimin ndër vite ndërmjet Lezhës dhe Gjakovës në fusha të ndryshme, si dhe synon forcimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët në fusha të tilla si trashëgimia kulturore, turizmi, arsimi dhe të tjera”, u shpreh Ndreu.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, sipas tij, “është sigurimi i një mënyre bashkëveprimi dhe lehtësimi i bashkëpunimit midis dy palëve në fusha të interesit të përbashkët, si dhe zhvillimi i aktiviteteve që ndihmojnë forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Lezhës dhe Gjakovës”.

Kryebashkiaku i Lezhës bëri të ditur se në këtë kuadër do të synohet zhvillimi i iniciativave që nxisin turizmin dhe ndihmojnë në zhvillimin e sektorëve socialë dhe ekonomikë.

“Po ashtu në fokus është edhe promovimi dhe zhvillimi i aktiviteteve edukative ndërkulturore, sportive dhe projekteve për të rinjtë dhe studentët. Në këtë kuadër do të nxitet shkëmbimi i përvojave dhe aktiviteteve që lidhin të rinjtë dhe studentët nga Lezha dhe Gjakova. Po ashtu do të krijohen mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fushën e arsimit”, theksoi Ndreu.

Me një trashëgimi të pasur kulturore, historike e arkeologjike qyteti i Lezhës ofron po ashtu modelin e duhur për avancimin e projekteve në këto fusha.

Ndaj, Ndreu informoi se në fokus të marrëveshjes së binjakëzimit do të jenë edhe zhvillimi i projekteve për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të të dyja bashkive.

“Çështje të tjera që do të jenë pjesë e kësaj marrëveshje binjakëzimi do të prekin fusha si mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e burimeve natyrore dhe biodiversitetit. Po ashtu parashikojmë bashkëpunim në hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe takime periodike për shtyrjen përpara të këtij bashkëpunimi”, u shpreh Ndreu.

Kryetari i bashkisë së Lezhës shprehu bindjen se bashkëpunimi i vazhdueshëm në këto fusha do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët dhe do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit: Njohja e Kosovës do të ishte kontribut për paqen në Ballkan

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një ceremoni zyrtare ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Ekuadorit, Esteban Assar…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit: Njohja e Kosovës do të ishte kontribut për paqen në Ballkan

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një ceremoni zyrtare ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Ekuadorit, Esteban Assar…