Balluku: 100 milionë euro në vit përfitim për qytetarët nga ulja e tarifave të energjisë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit energjetik, duke u bazuar në investime të qëndrueshme, reformim të tregut dhe rritje të kapaciteteve prodhuese dhe transportuese.


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit energjetik, duke u bazuar në investime të qëndrueshme, reformim të tregut dhe rritje të kapaciteteve prodhuese dhe transportuese. Këto zhvillime, theksoi ajo, kanë sjellë jo vetëm siguri energjetike, por edhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët përmes uljes së ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike.

Gjatë një takimi me krerë të institucioneve të varësisë, mbi arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik, Balluku theksoi se Shqipëria është shndërruar në një vend gjithnjë e më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë në sektorin e energjisë së pastër, të cilët po ndërtojnë parqe fotovoltaike dhe eolike në disa zona të vendit.

Sipas Ballukut, kjo prurje investimesh lidhet ngushtë me reformimin e vazhdueshëm të sektorit dhe krijimin e një klime të favorshme për bizneset.

“Në kushtet e një sezoni turistik me kërkesë të shtuar për energji dhe me përhapje të ngarkesës në të gjithë territorin, sistemi elektroenergjetik shqiptar po përjeton një transformim rrënjësor”, deklaroi Balluku.

Sipas saj, ky transformim po e orienton Shqipërinë drejt tregjeve të liberalizuara të furnizimit dhe prodhimit, një hap i rëndësishëm në rrugën drejt standardeve evropiane.

Një ndër pikat kyçe të këtij zhvillimi, theksoi ajo, është shtimi i kapaciteteve prodhuese.

Vetëm gjatë vitit të fundit, theksoi Balluku, janë shtuar 500 megavat orë energji të prodhuar nga parqet diellore, duke kontribuar në diversifikimin e portofolit energjetik të vendit. Këto kapacitete të reja, vuri në dukje ajo, nuk sigurojnë vetëm qëndrueshmëri për sistemin, por edhe rrisin potencialin ekonomik përmes eksportit të energjisë.

Një ndër objektivat madhorë të qeverisë, siç e theksoi Balluku, është që deri në vitin 2030, Shqipëria të bëhet një eksportuese neto e energjisë elektrike, me fokus të veçantë tek energjia e rinovueshme.

“Prodhimi 100% nga burime të pastra tashmë është një realitet në vend, duke e renditur Shqipërinë ndër shtetet më të avancuara në këtë aspekt në Europë”, deklaroi zv/ministrja.

Energjia, shtoi ajo, nuk është më vetëm një shërbim për qytetarët, por një aset kombëtar që krijon vlerë ekonomike dhe siguri strategjike për të ardhmen.

Zv/kryeministrja Balluku vuri në dukje se zhvillimi i qëndrueshëm nuk ka ardhur vetëm nga investimet, por edhe nga performanca e lartë e kompanive publike, siç është rasti i OSHEE Group, që në vitin 2024 shënoi fitim prej 7,3 miliardë lekësh.

Këto të ardhura janë reflektuar në përmirësimin e shërbimit, investime në rrjet dhe mundësi për ulje të tarifave për konsumatorët. Nga kjo ulje, informoi ajo, qytetarët përfitojnë rreth 100 milionë euro në vit.

Më tej, ajo tha se Bashkimi Evropian ka vlerësuar reformat e deritanishme, duke hapur rrugën për negociatat në Kapitullin 4, që përfshin agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme me sistemet evropiane të energjisë.

Gjithashtu, sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, informoi Balluku, Shqipëria ka marrë 78,8 pikë në treguesin e qëndrueshmërisë energjetike, duke u renditur e para në rajon dhe duke lënë pas vende si Zvicra dhe Franca.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se së shpejti do të hidhet për konsultim publik ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i cili synon modernizimin e mëtejshëm të tregut dhe garantimin e konkurrencës së ndershme, në përputhje me standardet e BE-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…