Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, 43 projekte për Adriatik më të gjelbër

Tre shtete të Adriatikut, Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi do të zbatojnë 43 projekte të financuara nga programi Interreg IPA dhe Bashkimi Europian, me një investim total prej 81 milionë eurosh.


Tre shtete të Adriatikut, Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi do të zbatojnë 43 projekte të financuara nga programi Interreg IPA dhe Bashkimi Europian, me një investim total prej 81 milionë eurosh.

Projektet janë përzgjedhur nga një total prej 198 propozimesh dhe përfshijnë 220 partnerë nga sektorë të ndryshëm.

Përfituesit e projekteve përfshijnë universitete, qendra kërkimore, institucione trajnimi, dhoma tregtie, si dhe institucione lokale dhe qendrore.

Drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimi të Ndihmës, SASPAK, Eridana Cano, theksoi se këto projekte do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në përputhje me standardet e BE-së.

“Jemi këtu për të rikonfirmuar një vizion të përbashkët për rajonin e Adriatikut, një hapësirë bashkëpunimi, ku sfidat trajtohen në mënyrë të përbashkët, ku projektet ndërtohen mbi besimin dhe partneritetin dhe ku asnjë qytetar nuk mbetet pas”, u shpreh Cano.

Zyrtari i Komisionit Europian, Gilles Kittel, vlerësoi se këto projekte do të ndihmojnë në rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE.

“Këto iniciativa janë instrumente për forcimin e kapaciteteve administrative të Shqipërisë dhe Malit të Zi, si pjesë e procesit të paraaksesionit dhe mundësojnë ndërtimin e aftësive menaxheriale dhe teknike. Po ashtu, ato ofrojnë mundësi për të përmirësuar strategjitë e komunikimit, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ai.

Fushat strategjike që mbulojnë projektet fituese janë: 10 projekte për konkurrueshmërinë dhe inovacionin; 16 projekte për qëndrueshmërinë mjedisore; 6 projekte për mobilitetin dhe lidhshmërinë; 11 projekte për përfshirjen sociale.

Ky bashkëpunim rajonal dhe angazhimi për zhvillimin e një Adriatiku më të gjelbër dhe më inovativ do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në këto shtete.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kalaja e Prezës “vishet” rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një nga monumentet historike më të njohura në Tiranë, Kalaja…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kalaja e Prezës “vishet” rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një nga monumentet historike më të njohura në Tiranë, Kalaja…