Astana, mbahet veprimtaria e shkëmbimeve kulturore Kinë-Azi Qendrore 2025

Të hënën, me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Astana të Kazakistanit për të marrë pjesë në Samitin e Dytë Kinë-Azi Qendrore, u mbajt në Qendrën Presidenciale të Kazakistanit Veprimtaria e Shkëmbimeve Kulturore Kinë-Azi Qendrore 2025, e bashkorganizuar nga Grupi Mediatik të Kinës (CMG) dhe Kompleksi i Radiotelevizionit Presidencial të Kazakistanit.


Të hënën, me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Astana të Kazakistanit për të marrë pjesë në Samitin e Dytë Kinë-Azi Qendrore, u mbajt në Qendrën Presidenciale të Kazakistanit Veprimtaria e Shkëmbimeve Kulturore Kinë-Azi Qendrore 2025, e bashkorganizuar nga Grupi Mediatik të Kinës (CMG) dhe Kompleksi i Radiotelevizionit Presidencial të Kazakistanit. Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev dërgoi një letër për këtë veprimtari, duke uruar për rezultate të frytshme dhe duke u përcjellë përshëndetjet e tij të sinqerta të ftuarve.


Foto nga CMG

Në këtë ngjarje u shpall “Nisma për Forcimin e Bashkëpunimit Mediatik Kinë-Azi Qendrore” dhe u transmetuan shumë programe me cilësi të lartë të bashkëprodhuara nga Kina dhe vendet e Azisë Qendrore. Po ashtu, u shpall përfundimi me sukses i Veprimtarisë së Raportimit të Përbashkët Mediatik Kinë-Azi Qendrore “Turneu prej Mijëra Kilometrash në Azinë Qendrore”.

Në letrën e tij të urimit, Tokayev-i theksoi se bashkëpunimi midis Kazakistanit dhe Kinës është mbështetur gjithmonë në parimet e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe përkrahjes së ndërsjellë. Marrëdhëniet e partneritetit të ngushtë dhe të larmishëm midis dy vendeve janë ngritur në një nivel strategjik dhe kanë arritur një hop cilësor.

Tokayev-i theksoi se kultura ka qenë gjithmonë ura që lidh kombet e qytetërimet dhe shkëmbimet njerëzore luajnë një rol të madh në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke shtuar që Kazakistani i kushton rëndësi të madhe forcimit të bashkëpunimit në këtë fushë. “Unë besoj se veprimtaria e sotme do të nisë diskutime të frytshme mbi çështje të tilla si vlerat themelore, kultura dhe siguria e informacionit, dhe do të japë kontribute të reja e të rëndësishme në konsolidimin e marrëdhënieve midis vendeve,” u shpreh ai.


Foto nga CMG

Këshilltari i Shtetit i Kazakistanit Erlan Karin, i pranishëm në këtë aktivitet, tha se kjo veprimtari shkëmbimesh kulturore është një tjetër takim midis miqve të vjetër. Vendet e Azisë Qendrore dhe Kina nuk janë vetëm fqinjë gjeografikisht, por edhe partnerë strategjikë, me qëllimet e përbashkëta të qëndrueshmërisë, lulëzimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm. “Sot, duke trashëguar traditën e Rrugës së Mëndafshit, interneti, satelitët dhe platformat digjitale lidhin ngushtë mediat e vendeve të Azisë Qendrore e Kinës dhe fusha e bashkëpunimit është më e gjerë. Kazakistani i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë me Kinën dhe bashkëveprimi dypalësh në fushën kulturore po forcohet vazhdimisht. Në të ardhmen, Kazakistani do të bashkëpunojë me median kineze, të përfaqësuar nga CMG-ja, në shkëmbimet kulturore, bashkëkrijimin e përmbajtjeve dhe shkëmbimet teknologjike, duke kontribuuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe,” u shpreh ai.


Shen Haixiong, kryetar i Grupit Mediatik të Kinës, tha se si pjesëmarrës, dëshmitar dhe rrëfyes i nismës “Një brez, një rrugë”, Grupi Mediatik i Kinës ka qenë gjithmonë i përkushtuar për të promovuar shkëmbimet miqësore e shkëmbimet njerëzore midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore. Grupi Mediatik i Kinës dhe mediat kryesore të vendeve të Azisë Qendrore kanë prodhuar së bashku programe me cilësi të lartë, si “Atdheu”, dhe kanë zhvilluar së bashku aktivitete mediatike si “Drejtpërdrejt në Azinë Qendrore” dhe “Turneu prej Mijëra Kilometrash në Azinë Qendrore”, duke përdorur objektivin për të treguar historinë e gjallë të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella midis Kinës dhe Azisë Qendrore. Grupi Mediatik i Kinës ka organizuar transmetimin e programeve cilësore, duke përdorur tiparet e vlerësimit të njohura për vendet e Azisë Qendrore, për të ndarë me publikun e Azisë Qendrore gjallërinë e fuqishme të modernizimit në stilin kinez dhe forcën e veçantë tërheqëse të kulturës kineze. “Grupi Mediatik i Kinës është i gatshëm të bashkëpunojë me mediat e vendeve të Azisë Qendrore për të vazhduar thellimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në fusha, forma e kanale të shumta dhe për të bërë më tej një punë të mirë në dëshmimin e besimit të ndërsjellë strategjik midis Kinës dhe Azisë Qendrore, duke promovuar të mësuarit e ndërsjellë midis qytetërimeve dhe duke përhapur ndjenjat miqësore, si edhe duke kontribuar me mençuri e forcë në ndërtimin me cilësi të lartë të partneritetit mediatik Kinë-Azi Qendrore dhe promovimin e ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit,” u shpreh ai.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…