Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin e “Bambi buckets”


Me nisjen e sezonit veror dhe rritjen e rrezikut të zjarreve, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre operacionale përmes trajnimeve të specializuara.

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin e “Bambi buckets”, pajisje ajrore të përdorura për fikjen e zjarreve në terrene të vështira.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri bëri të ditur se këto trajnime përfaqësojnë një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe në rritje mes ushtrisë amerikane dhe asaj shqiptare, duke theksuar përkushtimin për forcimin e gatishmërisë rajonale ndaj krizave natyrore dhe emergjencave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…