Hasani në Athinë: Vendet tona ndajnë histori të pasur me lidhje të thella kulturore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në një pritje të organizuar në ambasadën shqiptare në Athinë me përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në një pritje të organizuar në ambasadën shqiptare në Athinë me përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi.

Hasani u shpreh se, Shqipëria dhe Greqia ndajnë një histori të pasur me lidhje të thella kulturore, ekonomike, sociale e njerëzore që shtrihen ndër shekuj.

“Dy vendet tona ndajnë një histori të pasur me lidhje të thella kulturore, ekonomike, sociale e njerëzore që shtrihen ndër shekuj. Ndërsa partneriteti ynë është një shembull i mirë se si bashkëpunimi mund të kontribuojë në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit e më gjerë”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, dhe nga Presidenti i Republikës Helenike, Constantinos Tassoulas.

Vizita shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke riafirmuar angazhimin për një partneritet të qëndrueshëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë, afërsi strategjike dhe vizion të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe funksionale.

Burimi ATSH

Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë…