Rama: Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike përcollën çdo moment nga samiti i EPC-së

Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike ndërkombëtare ndoqën nga afër çdo zhvillim të samitit të Komunitetit Politik Europian (EPC) që u mbajt në Tiranë më 16 maj.


Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike ndërkombëtare ndoqën nga afër çdo zhvillim të samitit të Komunitetit Politik Europian (EPC) që u mbajt në Tiranë më 16 maj.

Sipas Kryeministri Edi Rama, i cili përcolli në rrjetet sociale pamje të punës së gazetarëve përgjatë këtij samiti, prania kaq e gjerë mediatike dëshmon jo vetëm për rëndësinë e ngjarjes, por edhe për pozicionin e ri që Shqipëria po fiton në arenën europiane.

Rama tha se gazetarët që erdhën në Tiranë nga vende të ndryshme të Europës, e ndoqën nga afër organizimin, zhvillimet dhe mesazhet e këtij samiti të rëndësishëm dhe u larguan me mbresa shumë pozitive për vendin tonë.

“Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike përcollën çdo moment nga samiti i EPC-së në Tiranë, e u larguan me mbresat më të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Tirana u bë mikpritësja e samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Komuniteti Politik Evropian, ideja për të cilin u parashtrua fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian në Strasburg më 9 maj 2022, synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët, të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Burimi ATSH

Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit

Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit

Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u…