Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela uron Ramën: Urime për fitoren e zgjedhjeve, duam ta shohim Shqipërinë në BE

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, uroi sot Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, uroi sot Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mesazhin e tij, Sela thekson se qytetarët shqiptarë dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, si dhe vizion për të ardhmen e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai uroi që Shqipëria të futet shumë shpejtë në BE.

“Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane. Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe konfirmim për punët dhe projektet e suksesshme”, thekson Sela.

“Urime edhe të gjithë pjesëmarrësve në këto zgjedhje, që i dhanë vlerë një procesi të rëndësishëm demokratik në momente vendimtare për të ardhmen e vendit. Me zemër urojmë që Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët t’i shohim në familjen e madhe Europiane dhe pjesë e kombeve dhe shteteve të zhvilluara. Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria”, shkruan ai.

Lexo më shumë nga

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.