Rama: Vlora 2030, xhevahir i kurorës së turizmit mesdhetar

Në takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë, Rama theksoi se “në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tëra vitet e tjera të marra së bashku”.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, shprehu sot bindjen se Vlora 2030 do të bëhet një xhevahir i kurorës së turizmit mesdhetar.

Në takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë, Rama theksoi se “në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tëra vitet e tjera të marra së bashku”.

“Në 4 vitet që vijnë ne do të vazhdojmë të bëjmë për Vlorën gjëra që sot mund të duken të pamundura. Dua t’u them të gjithëve se nëse do të ishim sot në vitin 2030, këtu në Vlorë do të ishte një vend që tërë Europa do ta mbante në gojë dhe në sy si një destinacion turistik i dorës së parë. Mbajini mend këto fjalë, se nuk janë fjalë fushate elektorale, janë fjalë që lidhen me çfarë ne kemi mbjellë akoma për Vlorën 2030 në Shqipërinë 2030”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se në Vlorën e fundit të kësaj dekade do të kenë ardhur emrat më të mëdhenj, firmat më të mëdha. Do të kenë ardhur të gjitha ato gjëra të bukura që mblidhen rreth një vendi kur ai vend bëhet xhevahir i kurorës së turizmit mesdhetar.

“Vlora 2030 do të jetë një nga emrat që do të shkëlqejë në atë kurorë që është më e bukura e turizmit mbarëbotëror”, shtoi Rama.

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,…