Berisha në një biznes fason: Kompensojmë çdo humbje nga rënia e euros

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim në një biznes fasonerie pranë autostradës Tiranë-Durrës, nga ku prezantoi dhe programin e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për sipërmarrjen, me moton “Made in Albania”.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim në një biznes fasonerie pranë autostradës Tiranë-Durrës, nga ku prezantoi dhe programin e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për sipërmarrjen, me moton “Made in Albania”.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se “për të gjithë eksportet, ne garantojmë së pari, një bord që do kompensojë qindarkë për qindarkë rënien e euros, që është një faktor që dëmton shumë çdo sipërmarrës që prodhon për eksportin”.

“E dyta, ne do të ulim çmimin e energjisë nga 18 do të jetë 6 lekë. Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se “rënia e euros është një problem shumë i madh”. Berisha u ndal edhe te largimi i të rinjve dhe mungesa e krahut të punës.

“Kanë ikur mbi 600 e ca mijë të rinj në 10 vite. Krahu i punës dhe tregu i punës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne, edhe në këtë aspekt do kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me sipërmarrjen në mënyrë që të ketë një trajnim të vazhdueshëm”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “shteti do të krijojë të gjithë lehtësirat fiskale dhe të tjera për këtë proces”.

“Do bëjmë një politikë demografike me të cilën synojmë të nxisim në maksimum lindjen e fëmijës së tretë, duke e marrë përsipër nga lindja gjer 23 vjeç. Do bëjmë gjithçka për të kthyer ata që kanë ikur, siç jeni kthyer ju, një histori e vërtetë suksesi dhe sot mbijetoni në kushte të vështira”, tha Berisha.

“Prodhimi është punësim, prodhimi është të ardhura, prodhimi është zhvillim dhe ne do bëjmë gjithçka për prodhimin”, nënvizoi Berisha.

Burimi ATSH

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.