Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Tirana epiqendra e politikës europiane më 16 maj

Shqipëria do të jetë, më 16 maj 2025, mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane.


Shqipëria do të jetë, më 16 maj 2025, mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’Sy” sot, tha se Tirana do të kthehet në epiqendër të politikës europiane. Kreu i qeverisë u shpreh më tej se fëmijët e rrjetit të ri të ngritur nga shkolla e quajtur “Arte dhe Zeje” do të marrin pjesë në ndërtimin e Shtëpisë së Europës tek sheshi “Skënderbej”, ku do të mirëpriten të gjithë udhëheqësit e kontinentit tonë euroatlantik.

“Jemi në hyrje të 100 metrave të fundit drejt finishit, kemi pasur një moment shumë të bukur, shumë frymëzues, shumë emocional dje në sheshin “Skënderbej”, me shumë fëmijë, fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla të quajtur “Arte dhe Zeje”, të cilët do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës. Shtëpia e Europës do të ndërtohet tek Kopshti i Skënderbeut tek ajo hapësira e gjelbër nën monumentin e Skënderbeut ku do të mirëpresim të gjithë udhëheqësit e kontinentit tonë Euroatlantik, nga Londra në Ankara, nga Berna e Zvicrës në Baku, Azerbajxhan, pa diskutim nga Kievi, Madridi, Lisbona, të gjithë, plus sekretarin e përgjithshëm të NATOS-s, presidentin e Këshillit të Europës, presidentin e Komisionit Europian, patjetër edhe drejtuesit e presidentë të Bankave Zhvillimore të Europës, presidenten e FMN-së, të cilët do të jenë në Tiranë. Më 16 maj Tirana do të jetë epiqendër e politikës europiane edhe një herë tjetër, në një moment historik për Europën, janë shumë tema të cilat janë ndërthurur në tryezën e vendimmarrjes dhe ku Europa duhet t’u japë përgjigje disa pyetjeve me shumë rëndësi lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë dhe lidhur me mjetet për zbutjen e kostove që janë në rritje të jetesës”, tha Rama.

Rama bëri me dije se i pranishëm do të jetë edhe kancelari i ri i Gjermanisë, ndërsa shtoi se ky samit do të jetë një promovim fantastik i Shqipërisë si destinacion i rritjes së kuotave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë shtoi se “të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati multilateral edhe kancelari i ri i Gjermanisë dhe Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e gjithë botës. Pa diskutim nga njëra anë ky do të jetë një promovim fantastik i Shqipërisë si destinacion i rritjes së kuotave të Shqipërisë na arenën ndërkombëtare i forcimit të imazhit, i fuqizimit të mëtejshëm të dinjitetit të flamurit tonë kombëtar, patjetër, do të jetë një moment promovimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë turistike, sepse atë ditë Shqipëria do të jetë në ekranet e gjithë botës, pasi një javë më parë në 8-9-10 maj Shqipëria do të jetë në ekranet e mbi 200 televizoneve për Xhiron e famshme të Italisë”, tha Rama.

“Edhe në aspektin Shqipërisë turistik jemi shumë krenar që kemi këtë mundësi të dyfishtë promovimin e dyfishtë të Shqipërisë në sport dhe në politike. Çfarë është më e rëndësishmja është që të kuptojmë të gjithë që kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE për materializuar shumë çka që mbetet e materializuar që të mbyllim përfundimisht hendekun e krijuar ndër shekuj me Europën duhet të jetë anëtare e BE-së kjo është e sigurt dhe jam shumë optimist, shoh që në këto 100 metra të fundit, më saktë në sprintin final të 27 metrave të fundit drejt finishit final, po rritet adrenalina edhe energjia e përgjithshme politike, duke filluar nga rrathët e gravitetit politik të PS-së që janë tanimë flakë dhe duke u shtrirë në të gjithë territorin dhe përtej kufijve të Shqipërisë besoj se i kemi të gjitha arsyet për të qenë optimist”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.