Gonxhja: Automotoparku në Elbasan, motor ekonomik për të gjithë vendin

Automotoparku në Elbasan do të jetë një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, që do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1.


Automotoparku në Elbasan do të jetë një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, që do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i pranishëm në aktivitetin e prezantimit të këtij projekti deklaroi sot se, “industria e motorsportit ndikon në jetët e miliona njerëzve në mbarë botën, nga Kampionati Botëror i Formula 1 e deri në garat e kartingut për fëmijë”.

Gonxhja theksoi se, kush nuk është i apasionuar apo i interesuar pas motorsportit, mbase nuk arrin ta perceptojë madhësinë e kësaj industrie.

“Një studim i fundit i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, mbi ndikimin social dhe ekonomik të motorsportit, tregon se të ardhurat e gjeneruara nga kjo industri në rang global arrijnë vlerën marramendëse të 250 miliard euro”, tha Gonxhja.

Ai u shpreh se nëse motorsporti do të ishte një shtet, do të ishte shteti i tretë më i pasur në botë.

Gjithashtu, shtoi Gonxhja, studimi i FIA evidenton se kjo industri gjeneron 1.5 milion vende pune.

Në këtë kontekst, u shpreh Gonxhja, “Auto Moto Park nuk mund të konsiderohet vetëm si një pistë ku do të zhvillohen gara shpejtësie. Ajo do të jetë një motor ekonomik për të gjithë vendin, një realitet që do të sjellë zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të lidhur me industrinë automotive, dhe përtej saj, benefite të prekshme në një mori industrish të tjera, ku vlen të veçojmë turizmin dhe shërbimet”.

Patjetër, u shpreh Gonxhja, “Automotoparku nënkupton edhe një impakt të thellë social, veçanërisht për komunitetin lokal, në sajë të rritjes së punësimit, qoftë ky punësim direkt apo indirekt”.

Në këndvështrimin teknik, vijoi ministri, “Auto Moto Park do të marrë homologim të Gradës 1, që është homologimi i nivelit më të lartë nga FIA – Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, me pikësynimin e qartë të organizimit të një eventi të Formula 1 brenda vitit 2030”.

Ky objektiv, theksoi Gonxhja, “është i arritshëm dhe do të vendosë Shqipërinë në hartën globale, përpara 1 miliard teleshikuesve që ndjekin këtë sport”.

Ai u shpreh se, “objektiv afatgjatë do të jetë patjetër edhe evidentimi, formimi dhe promovimi i talenteve të reja, me qëllim promovimin e një brezi të rinj pilotësh, të cilët do të garojnë nën flamurin shqiptar”.

Sa i përket sigurisë rrugore, Gonxhja u shpreh se, “edhe pse shifrat e aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen kanë pësuar një rënie konstante në vendin tonë, ato mbeten një plagë sociale që duhet luftuar”.

Përtej dramës personale, shtoi ai, “aksidentet rrugore kanë edhe një kosto të rëndë ekonomike, e cila shkon shumë përtej kostos materiale apo mjekësore. Fatkeqësisht humbjet më të mëdha në jetë dhe dëmtime të rënda i përkasin grupmoshës nga 25-40 vjeç, e cila përbën edhe pjesën më produktive të forcës punëtore të një vendi”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u shpreh Gonxhja, “impakti ekonomik i aksidenteve rrugore në vendet me të ardhura mesatare është sa 1,5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Në rastin e Shqipërisë, theksoi ai, “kjo përkthehet në një kosto vjetore prej rreth 360 milionë euro”

Me qëllim përmirësimin e situatës së sigurisë në rrugë, tha Gonxhja, Automotparku do të përfshijë edhe qendrën e parë të trajnimit për sigurinë rrugore.

“Pikësynimi në këtë rast është realizimi i kurseve formuese të dedikuara për grupmosha dhe përdorues të ndryshëm të rrugës, qofshin këto drejtues amatorë apo profesionistë. Kështu synohet të arrihen rezultate të prekshme dhe afatgjata, jo vetëm në statistikat mbi aksidentet rrugore, por edhe në rritjen e kulturës së përdorimit të rrugës apo uljen e sjelljeve agresive në rrugë për mijëra udhëtarë në vend. Statistikat ndër vite nga qendra të ngjashme trajnimi janë tepër inkurajuese”, tha ai.

Gonxhja u shpreh se, formimi në kurse të posaçme për sigurinë rrugore ul me 32% mundësinë për t’u përfshirë në aksidente rrugore; 59% mundësinë për t’u përfshirë në aksidente rrugore me dëmtime; 96% mundësinë për t’u përfshirë në aksidente me pasoja fatale.

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të…