INSTAT: Në 2 muajt e parë mbi 1 milion turistë të huaj në Shqipëri

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, gjatë muajit Shkurt të këtij vitit, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës

Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar nga vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së dimrit.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT), numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin tonë në muajin shkurt është mbi 516 mijë, duke shënuar rritje me 7,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Gjithashtu, nëse i referohemi shifrave zyrtare gjatë dy muajve të parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion shtetas të huaj kryesisht për turizëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, gjatë muajit Shkurt të këtij vitit, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës, ku ajo Jugore zë 83% të turistëve të huaj, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 6%.

Lexo më shumë nga

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja: 55 aktivitet të planifikuara

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se programi i plotë i Javës së Evropës 2026…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja: 55 aktivitet të planifikuara

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se programi i plotë i Javës së Evropës 2026…