Rama: Përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së përmes inteligjencës artificiale shpejton procesin

Kryeministri ishte i pranishëm në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI.


Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje përfitimet që do të ketë Shqipëria nga aplikimi i inteligjencës artificiale në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Kryeministri ishte i pranishëm në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI, ku theksoi se Shqipëria ka ecur shumë para në procesin e integrimit europian dhe synon të bëhet anëtare brenda kësaj dekade.

“Kemi një plan shumë ambicioz për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027, një dritare e jashtëzakonshme mundësie për të cilën duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të mos e humbur”, tha kryeministri.

Në këtë drejtim, ai veçoi përdorimin e inteligjencës artificiale, përmes së cilës ecet me një shpejtësi krejt tjetër në këtë proces.

“Vetëm për të transpozuar korpusin ligjor të BE-së, sikur edhe mekanikisht, në korpusin kombëtar legjislativ do të kërkonte një ushtri përkthyesish, hartuesish dhe ligjshkruesish dhe shumë njerëz të tjerë”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se për Kroacinë, që në fakt pati një rekord mbresëlënës për të qenë anëtare në BE u deshën 7 vjet.

“Ne duam ta bëjmë më shpejt. Po krijojmë modelin që jo vetë transpozon në kohë reale por na jep pajtueshmërinë me legjislacionin tonë. Po ashtu është e aftë që t’u japë atyre njerëzve që duhet të përgatisin gjithçka për qeverinë dhe parlamentin aftësinë për të parë ngjashmëritë apo mospërputhjet mes asaj çfarë kemi këtu dhe asaj që vjen nga BE”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është modeli që po zbatohet në Ministrinë e Drejtësisë ku po gërmohet në pirgjet masive të ligjeve për të identifikuar të gjitha mbivendosjet.

“Nuk është fortë e rrallë që diçka që ti meriton ta marrësh nga një ligj nuk e merr dot se një ligj tjetër thotë jo. Kjo është një punë e jashtëzakonshme që po bëhet përmes inteligjencës artificiale”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…