Gonxhja: 14.5 milionë euro investime në nxitjen e një ekosistemi inovativ biznesi

Ministri i MEKI: Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se Shqipëria po bën para me ambiciet e saj të inteligjencës artificiale, duke u fokusuar njëkohësisht te transparenca dhe siguria e të dhënave.

“Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore e gjelbër”, tha ai gjatë një konference të mbajtur në kuadër të javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, ku të pranishëm janë Kryeministri Edi Rama, ambasadorja e Francës në vendin tonë, Catherine Suard.

Gonxhja theksoi se me këtë vendndodhje strategjike e talente në rritje, Shqipëria është në pozicionin e duhur për të pasur më shumë investime dhe për të rritur ekonominë.

Shqipëria, tha ai, duhet të përqafojë mënyra të reja të të menduarit dhe të jetë lider në rajon.

Duke folur për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Francës, në prill të vitit 2024, për politikat publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë, Gonxhja tha se u arrit të krijohet një udhërrëfyes si do të ecej përpara nga Shqipëria, duke pasur në qendër evolucionin digjital.

“Ky rrugëtim filloi me nënshkrimin e një marrëveshjeje historike G2G midis Shqipërisë dhe Francës në 2024. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi dhe me ekspertizën e Inetum, ne arritëm një udhërrëfyes ambicioz që e pozicionon Shqipërinë në zemër të revolucionit dixhital. Nuk është thjeshtë një strategji, por një plan i qartë që Shqipëria të zërë pozicionin e saj në epokën që jetojmë me shërbime. Dhe ne po ndërtojmë disa themele të rëndësishme dhe të qarta”, tha Gonxhja.

Ai vuri në dukje se qeveria ka investuar 14.5 milionë euro në nxitjen e një ekosistemi inovativ, duke u ofruar startap-eve dhe SME-ve mbështetje, mentorim dhe financim.

Po ashtu, Gonxhja shtoi se mbi 7 milionë euro janë dhënë në formën e granteve që kanë bërë të mundur të ketë ndërmarrje novative që të mund të konkurrojnë.

“Strategjia jonë S3 e mbështetur me një fond prej 1.18 miliard eurosh ka qenë e rëndësishme për të kthyer Shqipërinë në një mjedis të rëndësishëm”, u shpreh ai.

Për të nxitur këtë transformim, vijoi Gonxhja, po investohet në qendrat strategjike të teknologjisë që do të nxisin inovacionin, do të tërheqin investime dhe do të krijojnë mijëra vende pune me vlerë të lartë. “Iniciativat si Durana Tech Park dhe TEDA do të ofrojnë infrastrukturën, stimujt dhe mjedisin e nevojshëm për lulëzimin e sipërmarrjeve dixhitale, duke forcuar pozicionin e Shqipërisë si një lider rajonal në teknologji dhe zhvillim ekonomik”, informoi ministri.

Gonxhja vuri në dukje se është bërë përparësi inovative në shërbimet publike.

“Në 8 muajt e fundit OBP, shërbimi i centralizuar i prokurimeve ka bërë 314 procedura prokurimesh. Suksesi ka qenë 85%, nga 57 % në vitet e mëparshme”, tha ai.

Sipas tij, konkurrenca ka qenë edhe më dinamike.

“Në çdo procedurë morën pjesë 4,7 konkurrentë nga 2.7 në 2023. Sot kemi një proces prokurimesh jo vetëm më efikas, por edhe më të drejtë e transparent. Kohëzgjatja mesatare është 1 muaj nga 10 muaj më parë e çdo procedure”, deklaroi ministri.

Nga ana tjetër ai shtoi se për herë të parë OBP, njofton në mënyrë automatike pjesëmarrësit në garë. Ai shtoi se aktualisht janë 462 subjekte të regjistruara deri tani.

Po ashtu, ministri foli për efikasitet të kostos.

“Kemi kursyer 24 milionë euro. Është një krahasim i madh me 2,7 milionë eurot e kursyera më parë”, tha ai.

Sipas ministrit sot dokumentet ngarkohen brenda minutave.

“Në 2023, janë dashur mbi 4 mijë e 900 ditë në total ose 49 ditë për kërkesë”, u shpreh Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe…