Shfaqja diplomatike Trump-Zelensky dhe ndryshmi i aleancave!

Më 28 shkurt opinioni publik përjetoi një lloj shok-u kur pa përplasjen midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump e zëvendësit të tij JD Vance.

Foto nga VCG

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore

Më 28 shkurt opinioni publik përjetoi një lloj shok-u kur pa përplasjen midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump e zëvendësit të tij JD Vance. Nuk kishte ndodhur më parë që në zyrën ovale të një presidenti amerikan të kishte sherr kaq të bujshëm me ndonjë prej mysafirëve të huaj. Por duket se është në stilin diplomatik të Trump ushtrimi i një presioni të tillë të fortë e madje publik, me qëllim që të arrijë strategjinë e vet në marrëdhëniet me shtetet e tjera. Nëse kemi parasysh sjelljet e tij psh me kancelaren Merkel në mandatin e parë, nuk do të duhej të surprizoheshim aq shumë me atë që pamë para një jave.

Donald Trump është një president ndryshe jo vetëm nga paraardhësit e tij, por edhe me homologët e tij kudo në botë. Bota do të mësohet me këtë lloj raporti që ai vendos me liderë të tjerë me të cilët ai takohet. Kufijtë e pragmatizmit amerikan janë zgjeruar me presidentin Donald Trump. Fakti se ai ia la zotit Zelensky derën të hapur për t’u kthyer në Uashington, dëshmoi për pak ditë rezultatin e asaj sjelljeje diplomatike të tij. Presidenti ukrainas i shkroi dhe pranoi që të nënshkruajë marrëveshjen midis dy vendeve për mineralet e rralla pa kërkuar më garancinë amerikane për fatin e Ukrainës.


Foto nga VCG

Ndërkaq vendet e Europës janë vënë nën presion. Mblidhen vazhdimisht, gati çdo javë, por pa rezultat. U mungon gjithashtu kompaktësia. Europa është sot për sot e paaftë të imponohet. E vërteta është se presioni Trump për Europën ekzistoi edhe në mandatin e parë të tij. Ai thjesht po zbaton tani paralajmërimet e periudhës 2016-2020 në adresë të BE-së dhe vendeve anëtare të NATO-s. U kërkoi atëherë të rrisnin buxhetin ushtarak, por europianët nuk e morën seriozisht. Tani i kërcënon me fundin e marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Europës në fushën e sigurisë. Një politikë e tillë amerikane përbën ndryshimin thelbësor të këtyre marrëdhënieve që nga koha e vendimeve të Jaltës, para plot 80 vitesh.

Dhe ky ndryshim do të sjellë edhe zhvillime të reja gjeopolitike. Donald Trump mund ta detyrojë Ukrainën të pranojë kushtet ruse të paqes për t’i dhënë f und luftës në këtë vend. Mund të shpërfillë interesat europiane dhe zgjidhjen ta gjejë në një tavolinë vetëm me Putin dhe Zelensky, ose një pasardhës të tij. Kjo do të pasohej me një aleancë të re, të ndryshme që prej Luftës së Dytë Botërore, me aleancën amerikano-ruse. A është e mundur diçka e tillë? Ekspertët vlerësojnë se ky është madje qëllimi i të gjitha lëvizjeve që presidenti Trump dhe ai rus, Putin, po bëjnë javët e fundit.


Foto nga VCG

Dikur, në fillim të viteve 1970, SHBA-të ia arritën nën presidentin Nikson të forconin marrëdhëniet e tyre me RP të Kinës. Asokohe interesi amerikan ishte të dobësonte rivalin kryesor, ish-Bashkimin Sovjetik, sepse Pekini po bashkëpunonte në disa fusha me Moskën. Mesa duket edhe sot po shpërfaqet e njëjta plan i motivuar nga i njëjti interes. Por në invers. Kina sot është lokomotivë në marrëdhëniet me Rusinë dhe aleatët e tjerë të saj. Është Fuqia e Dytë më e Madhe e globit. Që do të thotë se SHBA-të duket se e shohin Pekinin si rival kryesor dhe për këtë arsye u duhet të ankorojnë Rusinë në anijen amerikane.

Por marrëdhëniet e Uashington-Moskë varen nga përkeqësimi i marrëdhënieve euro-atlantike. Duket se ky përbën një kusht për krijimin e aleancës ruso-amerikane. Presidenti rus me këtë kërkesë teston gatishmërinë amerikane dhe sheh se sa është i gatshëm presidenti amerikan të sakrifikojë për një aleancë midis Uashingtonit dhe Moskës. Ndërkaq zoti Trump vepron në atë mënyrë që t’i japë mesazhe besueshmërie homologut të tij rus. Është një periudhë kthese në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndërkaq lufta në Ukrainë vazhdon. Edhe në Lindjen e Mesme (Gaza) situata është e tensionuar. Ndërsa presidenti Trump përpiqet t’i shkojë deri në fund projektit për paqe, ajo duket e largët. Sa më shumë ai i mëshon aktit të një zgjidhjeje të konfliktit vetëm për vetëm me presidentin Putin, aq më shumë rritet frika e europianëve, sidomos ndaj Rusisë së armatosur rëndë dhe me armë bërthamore. A do të ketë zgjidhje? Nuk besoj se një zgjidhje e qëndrueshme të konfliktit të Ukrainës do të vinte vetëm përmes një vendimmarrjeve midis dy presidentëve, atij amerikan dhe atij rus. Qoftë dhe me Zelenskyn si dekor!


Foto nga VCG

Bota ka nevojë për paqe të qëndrueshme. Paqja e qëndrueshme ka nevojë për konsensus. Pra që të gjithë të pajtohen me zgjidhjen. Kjo përfshin më së paku nevojën që aktorët që vendosin për një paqe të tillë në Ukrainë të jenë të shumtë. Jo vetëm europianët, por edhe turqit e sidomos kinezët. Pa Republikën Popullore të Kinës nuk mund të merret asnjë vendim për rendin e ri botëror, të cilin e reklamojnë zoti Trump dhe zoti Putin. Kina është ekuilibri i vendimmarrjes. Ajo ruan balancat në çdo vendimmarrje ndërkombëtare dhe si e tillë prania e saj është e domosdoshme. E domosdoshme jo thjesht për interesin kinez. Përkundrazi, për interesin e paqes në botë!

Burimi CGTN

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…