Rama: 11 milionë udhëtarë gjatë 2024-ës, ia kemi kaluar edhe aeroportit të Beogradit

Në Berlin, aty ku po mbahet konferenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit ITB Berlin 2025, kryeministri Edi Rama bëri një pasqyrim të shifrave dhe historisë së turizmit për Shqipërinë, nga periudha e komunizmit, deri në shifrat e fundit të vitit të kaluar.


Në Berlin, aty ku po mbahet konferenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit ITB Berlin 2025, kryeministri Edi Rama bëri një pasqyrim të shifrave dhe historisë së turizmit për Shqipërinë, nga periudha e komunizmit, deri në shifrat e fundit të vitit të kaluar.

“Për një vend me 2 milionë banorë […] që ka një Prodhim të Përgjithshëm Kombëtar 25 miliardë (euro – shën. i red.), e dini shumë mirë se çfarë nënkupton kjo shifër. Nuk dua të ngatërrohem me “orën gjermane”, që është shumë e vështirë të integrohet në mënyrën tonë ballkanike të bashkëbisedimit, kështu që po përpiqem të jemi mikpritës sa më i mirë këtu në Berlin. Po të ishim në Shqipëri, mund t’ju mbaja me orë të tëra, por këtu është tjetër histori. Po kështu, duke parasysh momentin që po kaloni në këtë vend nuk është ide e mirë që t’ju bësh më shumë nervozë”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal te shifrat e turizmit, për t’u shpjeguar të pranishmëve në këtë konferencë se “prej nga vijmë”.

“Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës gjatë jetës sonë. Ishim të rritur kur aeroporti ynë kishte vetëm pak mijëra udhëtarë në vit dhe të gjithë këta duhet të ishin marksistë-leninistë që të hynin në vendin tonë, dhe po flas deri në 1990. Nga cepi ynë i botës, RDGJ-ja nuk ishte një vend komunist, por tërësisht faqja tjetër e medaljes. Ne ishim tërësisht të izoluar nga gjithë Evropa, nga perëndimi dhe lindja, por duke qenë se kishim kaluar diçka që askush në ish-Evropën komuniste nuk e kishte kaluar, lidhjet kineze, revolucioni kulturor, ne në Shqipëri nuk mund të mbanim mjekër. Dhe në aeroport kishte një berberhane, kështu që turistët që kishin mjekër nuk mund të hynin pa kaluar nga berberi njëherë. Karl Marksi vetë nuk do mund të hynte në Shqipërinë marksiste pa hequr mjekrën, së pari”, pohoi Kryeministri.

Kryeministri u ndal te shifrat e fundit për turizmin, gjatë vitit 2024, ku sipas tij numërohen 11 milionë udhëtarë që kanë kaluar përmes aeroportit të Tiranës, duke tejkaluar sipas Ramës edhe shifrat e Beogradit që ka qenë aeroporti më i madh, tipik në rajonin e Ballkanit.

“Për disa vjet tashmë, mbetemi në treshen kryesore në kartën e organizatës botërore të turizmit, së bashku me Katarin dhe Arabinë Suadite, si destinacione me rritjen më të shpejtë. Ne nuk kishim as Kupën Botërore, as Mekën, kështu që po t’i përjashtojmë këto dy faktorë, ne jemi siç ka qenë një herë Gjermania në Kupën e Botës, të parët”, nënvizoi Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…