Gonzato: Mbështetje SPAK e BKH, pavarësia të drejtpeshohet edhe me mekanizmat e llogaridhënies

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi sot se, BE do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi sot se, BE do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, teksa u shpreh se, procesi i vetingut bëri që Shqipëria të jetë në negociata për anëtarësimin e saj në BE.

Në fjalën e tij në një aktivitet të mbajtur në Tiranë, ku merrnin pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe zv/kryetari i GJKKO, Erjon Bani, Gonzato theksoi mbështetjen që BE ka ndaj SPAK si një institucion i pavarur që kryen hetimet e një niveli të lartë dhe për mënyrën sesi funksionon ai.

Gonzato u shpreh se, “procesi i vetingut ka bërë tashmë që Shqipëria të jetë në negociata për anëtarësimin e saj në BE”.

“Që prej fillimit të procesit që çoi në reformën e drejtësisë të vitit 2016, BE ka mbështetur krijimin e një SPAK-u të fortë, të pavarur dhe llogaridhënës dhe ne do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. SPAK-u shpesh përmendet për punën e vet në hetimin e çështjeve antikorrupsion të nivelit të lartë, por ne kemi parë rezultate të rëndësishme edhe në përpjekjet e veta për të luftuar krimin e organizuar dhe ka shifra të qarta në lidhje me këtë çështje”, tha Gonzato.

Në këtë aspekt, shtoi ambasadori i BE, “ne kemi parë disa përmirësime cilësore për mënyrën sesi funksionon SPAK-u. Për shembull ka një mënyrë më sistematike të përdorimit të hetimeve financiare paralele me konfiskimin e aseteve dhe zyra e Posaçme e Prokurorisë ka krijuar bashkëpunim solid me homologët ndërkombëtarë përfshirë dhe në veçanti me BE-në, për të hetuar aktivitetet e grupeve të krimit të organizuar që tejkalojnë kufijtë dhe që sjellin pasoja të rënda dhe të drejtpërdrejta edhe në sigurinë e qytetarëve të BE”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Gonzato më tej ka cilësuar bashkëpunimin ndërkombëtar si një pikë kyçe ku Shqipëria të mund të arrijë anëtarësimin e saj në BE.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar është pikë kyçe pasi një ditë Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i BE dhe kjo do të thotë edhe një bashkëpunim më i fortë në këtë front për këto çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët të sigurisë”, nënvizoi Gonzato.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me SPAK-un dhe BKH-në për të rritur më tej efektivitetin e punës së vetë duke mbështetur burimet njerëzore dhe kapacitetet operacionale, si dhe mbështetjen për të pasur mekanizma dhe mjete të sofistikuara hetimi dhe kapacitete të tilla në përputhje me standardet e BE-së”, tha ai.

“Mezi presim të kemi rekrutimin e oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët do të ndihmojnë hetuesit e BKH-së për të kryer hetime komplekse dhe të specializuara”, u shpreh Gonzato, teksa shtoi se, “puna e reformës në drejtësi dhe zbatimi i saj është ende një punë që vijon për të parë që ajo duhet të vihet në zbatim në mënyrë të plotë dhe të duhur”.

Por shtoi ai, “për një gjë duhet të jemi të qartë. Ne duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi si ajo që mund të arrijë drejtpeshimin e duhur dhe të drejtë ndërmjet llogaridhënies dhe pavarësisë dhe të inkurajojmë të gjitha institucionet të punojnë kundrejt këtij objektivi”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

“Këto parime, llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike në të cilën në fakt sundon sundimi i ligjit dhe kur drejtësia ofrohet në formë të drejtë, të paanshëm dhe transparente”, tha Gonzato.

Ambasadori u shpreh se, “pavarësia e shërbimit të prokurorisë duhet të jetë dhe është një parim kyç i demokracive moderne dhe duhet mbrojtur nga çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm, qofshin këto politike, institucionale apo shoqërore. Por në të njëjtën kohë duhet që pavarësia të kryhet dhe të drejtpeshohet edhe me mekanizmat e llogaridhënies efektive, si për shembull rishikimi i pavarur gjyqësor i vendimeve prokurore, rregullat transparente të përcaktimit të çështjeve, mekanizmat efikas të ankimeve, por edhe vlerësimet dhe sistemet e e vetingut për magjistratët në formë efektive si dhe raportimet publike”.

“Një Këshill i Prokurorëve me përfaqësues të shoqërisë civile siç është rasti në Shqipëri është edhe një shtresë tjetër e kësaj llogaridhënieje”, tha Gonzato.

Prandaj, shtoi ai, “nuk kam nevojë që t’ju them që procesi i integrimit në BE është një proces shumë impenjativ që kërkon vlerësimin dhe rekomandimin e përmirësimeve në sisteme sa u përket metodave, standardeve dhe procedurave. Prandaj të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur si shoqëria civile dhe parlamenti për të përmirësuar sistemin, por që kjo duhet të ndodhë me anën e dialogut konstruktiv të bazuar në të dhëna dhe ekspertiza për çështje të rëndësishme”.

Lexo më shumë nga

Sala takim me homologun e Katarit: Digjitalizimi dhe zhvillimi i IA, bazë për sistem modern në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala takim me homologun e Katarit: Digjitalizimi dhe zhvillimi i IA, bazë për sistem modern në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të…