Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Rama: Sinjal mjaft i fortë besimi

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e sotme në konferencën për shtyp në Madrid para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, që do të mbahet në Tiranë se ndihet mirënjohës për fjalët inkurajuese për betejën për të reformuar drejtësinë në Shqipëri e për ta bërë atë anëtare krenare në BE.

Rama theksoi se shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë.

“Fakti që Shqipëria do të mirëpres kongresin botëror të drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet tona”, u shpreh Rama.

Po kështu, vuri në dukje ai, ky është një sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar mjaft e vështirë.

“Por, përmes aleancave të duhura, partneriteteve dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë edhe të shkuarën më të keqe dhe shkurajuese, kur vjen fjala kur vjen puna për të ndërtuar institucione të besueshme dhe për të garantuar që shteti i së drejtës të mos të jetë një fjalë në Kushtetutën tonë, por një mënyrë jetese, një mënyrë të të qenit bashkë në një shoqëri demokratike”, theksoi Kryeministri Rama.

“Ne jemi të pamohueshëm në mikpritjen tonë dhe duhet ta vërtetojmë këtë dhe gjithkush këtu, që është pjesë ose jo e kësaj organizate e gazetarët kanë të gjithë një ftesë për të ardhur në Shqipëri me premtimin që, jo vetëm nuk do të pendoheni, por do të doni që të ktheheni dhe me premtimin që çdo gjë që keni dëgjuar, se në ç‘mënyrë të bukur të parët tuaj në Spanjë përdornin për të mirëpritur miqtë e për t’i trajtuar miqtë do ta gjeni aty”, u shpreh Rama.

“Dhe kjo nuk do të thotë që duhet të shpenzoni shumë, por nënkupton që jeni më të pasur sesa llogaria juaj dhe kështu do doja dhe një herë t’ju thoja faleminderit, edhe një herë është vërtetë nder dhe jemi mjaft të përulur që jemi këtu të përfaqësojmë vendin tonë dhe që na është treguar kaq shumë respekt dhe kaq shumë miqësi në të gjitha nivelet”, tha Rama.

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës në Tiranë.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria peng i askujt, dhuna nuk ka dhe nuk jep mandat

Kryeministri Edi Rama, tha sot se Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria peng i askujt, dhuna nuk ka dhe nuk jep mandat

Kryeministri Edi Rama, tha sot se Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit…