Rama: Udhëtim transformues i Shqipërisë në turizëm, 11,7 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar

Rama theksoi se “nga 3,6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht në pak muajt e verës, një dekadë më vonë, në vitin 2024 mirëpritëm 11,7 milionë vizitorë të huaj,


Kryeministri Edi Rama tha sot se “gjatë dekadës së fundit, udhëtimi transformues i Shqipërisë në turizëm i përngjan një fluturimi që e ka ngjitur vendin në pikën më të lartë të suksesit të këtij sektori”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se “nga 3,6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht në pak muajt e verës, një dekadë më vonë, në vitin 2024 mirëpritëm 11,7 milionë vizitorë të huaj, duke kaluar befasishëm nga sezonaliteti në një industri, ingranazhet e së cilës vënë në lëvizje një zinxhir të gjatë ekonomie e që sjell miliarda euro për vendin”.

“Rimëkëmbja e Shqipërisë në turizëm është vlerësuar dhe promovuar fort edhe nga Organizata Botërore e Turizmit duke e përzgjedhur vendin tonë disa herë si qendër të ngjarjeve dhe vëmendjes së industrisë globale të udhëtimeve dhe duke e bërë Shqipërinë kryesuese të Barometrit të Turizmit”, tha Rama.

Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta, duke afruar më shumë vizitorë prej tyre.

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë kuriozitet të shohin nga afër pasuritë kulturore si dhe natyrën e bukur shqiptare si në zonat malore, edhe në ato bregdetare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare,…

Global 360

Kurti: Glorifikimi i Mlladiçit tregon se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare,…