Tiranë-Durrës, Balluku: Shtimi i 4 korsive e kthen në atostradë të kategorisë “A”

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do ta kthejë atë nga autostradë e kategorisë “B” në kategorinë “A”.


Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do ta kthejë atë nga autostradë e kategorisë “B” në kategorinë “A”.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se se ky aks do të kalojë në kategorinë A me zgjerimin e korsive dhe shtimin e limitit të shpejtësisë.

“Tiranë-Durrësi do të bëhet autostradë gjithashtu e kategorisë “A”, sepse Tiranë-Durrësi sot është një autostradë e kategorisë “B”, me dy korsi. Ndërkohë punimet janë duke ecur shumë mire. Deri tani është kryer 25% e volumit të punimeve”, u shpreh Balluku në një nga emisionet e mëngjesit.

Sipas saj, po punohet për hapjen dhe mbushjen e trupit të rrugës ku do të shtohen dy korsi, nga një korsi në çdo krah, korsi të plota aksesi, nga 3.75 metra.

“Do të shtohet edhe një korsi e katërt në të dy krahët, që është korsia e emergjencës, 3 metra. Shtohet me 4 korsi e gjithë autostrada, dy në të dyja krahët, duke çuar kështu në një autostradë të kategorisë “A” dhe duke i dhënë mundësinë për shpejtësi deri në 130 km dhe duke e sjellë në parametra me të gjitha autostradat e reja që po ndërtojmë”, u shpreh Balluku.

Segmenti i parë ku po ndërhyhet është 6 km, nga kthesa e Kamzës deri në mbikalimin e Rinasit.

Përveç zgjerimit me dy korsi, i gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës.

Ajo ishte parashikuar për një fluks makinash prej 40 mijë mjetesh në 24 orë, ndërsa tani në pikun e fluksit shkon edhe 94 mijë mjete. Rehabilitimi dhe zgjerimi i të gjithë rrugës kushton 250 milionë euro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…