Ligji për Forcën Rezerviste, Vengu: Rritje e efikasitetit të Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se me hyrjen në fuqi të ligjit për Forcën Rezerviste, sot ka një instrument shtesë dhe shumë të rëndësishëm


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se me hyrjen në fuqi të ligjit për Forcën Rezerviste, sot ka një instrument shtesë dhe shumë të rëndësishëm për të rritur efikasitetin e Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile.

Ai theksoi se me këtë ligj rikthehet komponenti i rezervistëve në FA.

“Numri i rezervistëve do të jetë sa 20% e forcave aktive, ndërsa rezervistët do të shërbejnë nga 14 deri në 45 ditë në vit”, bëri të ditur Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vengu gjithashtu u shpreh se ky ligj mundëson trajtim financiar dinjitoz për rezervistët, 4.600 lekë/ditë për ushtarak.

“Mbi 15.5 milionë euro alokohen për aktivizimin fillestar të këtij komponenti ndërsa 8.5 milionë euro do të përdoren për 40 ditë mobilizim në vit”, bëri të ditur ministri Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…