Spiropali: Nisim përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me BE-në

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se Shqipëria po nis përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se Shqipëria po nis përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ndërsa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Republikës Çeke në procesin e integrimit europian.

Në një deklaratë për mediat me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Markéta Pekarová Adamová, Spiropali vlerësoi thellimin e dialogut politik të nivelit të lartë si dhe zgjerimin e bashkëpunimin në shumë dimensione midis dy vendeve.

“Jam veçanërisht e inkurajuar nga bashkëpunimi në rritje midis parlamenteve tona përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe shkëmbimeve mes ligjvënësve. Ky partneritet energjik është jo vetëm dëshmi e vlerave tona të përbashkëta por një themel për ndërtimin e lidhjeve dypalëshe edhe më të forta në vitet në vijim”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shprehu po ashtu mirënjohjen për mbështetjen që Republika Çeke i ka dhënë procesi të integrimit europian të Shqipërisë.

“Shqipëria i është thellësisht mirënjohëse Republikës Çeke për mbështetjen e palëkundur, entuziaste dhe parimore ndaj rrugëtimit tonë të integrimit europian. Vlerësoj fort rikonfirmimin e kësaj mbështetjeje, ndërsa ne nisim një fazë të re, përgatitjen për Konferencën e tretë Ndërqeveritare dhe avancimin e negociatave mbi kapituj të rëndësishëm”, tha ajo.

Spiropali theksoi se Shqipëria po hedh bazat për integrim më të gjerë brenda kuadrit të BE-së.

“Aspirata jonë për tu anëtarësuar në BE brenda vitit 2030 është sa ambicioze, ashtu edhe e realizueshme. Është një qëllim që reflekton aspiratat e popullit tonë dhe vizionin strategjik të vendit tonë. E dimë që ky rrugëtim do të kërkojë vendosmëri dhe përpjekje, por me mbështetjen e miqve si Republika Çeke besojmë se do t’ja dalim”, shtoi Spiropali.

Duke u ndalur te Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, Spiropali theksoi se ai premton të nxisë më tej zhvillimin e Shqipërisë duke përmirësuar integrimin rajonal, forcuar lidhjet ekonomike dhe duke çuar përpara projekte kritike të infrastrukturës.

“Përkrahja e Republikës Ҫeke shtrihet përtej marrëdhënieve tona dypalëshe. Përmes Grupit të Vishegradit dhe mbështetjes së tyre të gjerë ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, kanë dëshmuar angazhimin e tyre për të promovuar stabilitet dhe progres në rajonin tonë”, tha ajo.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Kryetarja e Kuvendit bëri të ditur se në takim u diskutuan mënyrat për të çliruar potencial të mëtejshëm në fusha si transporti ajror, arsimi, kultura, shkenca e të tjera.

“Këto partneritete nuk kanë të bëjnë vetëm me tregtinë, por dhe me krijimin e mundësive për qytetarët tanë dhe ndërtimin e të ardhmes të përcaktuar nga inovacioni dhe bashkëpunimi”, shtoi ajo.

Duke u ndalur te situata në rajon, Spiropali informoi se në takim u theksua urgjenca e avancimit të integrimit euro-atlantik të Kosovës, duke mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si rruga drejt paqes së qëndrueshme dhe fuqizimit të pozitës së Kosovës në arenën globale.

“Rikonfirmuam vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke njohur kontributin thelbësor të komunitetit shqiptar në këtë proces. Ky vizion shtrihet dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor, një vizion që i ka rrënjët tek vlerat e bashkëpunimit, demokracisë dhe progresit. Në përfundim, theksuam mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, në luftën e saj kundër agresionit rus. Shqipëria qëndron e vendosur me Ukrainën, jo vetëm sepse është gjëja e duhur për të bërë, por edhe sepse është në mbrojtje të parimeve, që ne të gjithë i kemi të shtrenjta-liria, sovraniteti dhe paqja. Ne do të vazhdojmë të jemi përkrah popullit ukrainas deri në çlirimin e tyre të plotë, rindërtimin e vendit të tyre dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme”, shtoi Spiropali.

(ATSH)

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë…