Ibrahimaj: Me rëndësi që bizneset të investojnë për sigurinë kibernetike

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Biznesin, Delina Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë që duhet të ketë biznesi privat për investimin në sigurinë kibernetike.


Në konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike organizuar sot nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Biznesin, Delina Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë që duhet të ketë biznesi privat për investimin në sigurinë kibernetike.

Gjatë fjalës së saj në konferencë, Ibrahimaj tha se “qeveria shqiptare po përshtat legjislacionin e duhur me qëllim që të kemi mbrojtjen e duhur ndaj sulmeve dhe sfidave që mund të vijnë nga zhvillimet e teknologjisë”.

Ministrja theksoi se “kemi bërë një punë të mirë në mbështetjen e këtyre bizneseve dhe duhet të punojmë akoma më shumë për edukimin e biznesit privat me qëllim që të investojnë në sigurinë kibernetike. Të gjithë proceset që qeveria shqiptare po ndërmerr, por edhe proceset që ekonomia në mënyrë natyrale po zhvillon, lidhen me teknologjinë e informacionit”.

Por sipas ministres, “në fund të ditës, i gjithë legjislacioni duhet të adaptohet dhe zbatohet edhe nga bizneset. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ketë një interlokutor, një lidhje dhe një kategori biznesesh që të merren me këtë ndërmjetësim, qoftë me edukimin e bizneseve dhe qoftë me zbatimin e politikave në mënyrë të drejtë në mënyrë që biznesi shqiptarë të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe të sigurt”.

Ibrahimaj shtoi se “nëpërmjet Agjencisë Startup Albania, gjatë këtij viti kemi çelur një fond me qëllim nxitjen e ‘Startup’-eve dhe më shumë se 1/3 e këtij fondi i është dedikuar fushës së teknologjisë së Informacionit, dhe janë 4 subjekte kibernetike të cilat janë financuar për zhvillimin e Startup-eve të tyre”.

Ministrja theksoi më tej se këta subjekte “kanë një mision të rëndësishëm që nuk vjen vetëm në drejtim të produktit dhe shërbimit që ata ofrojnë, për t’i ofruar ndërmarrjeve shqiptare zgjidhje dhe për parandalimin e sulmeve, por edhe për menaxhimin e sigurisë kibernetike në tërësi”.

“Misioni i tyre nuk limitohet vetëm këtu. Misioni i tyre është i rëndësishëm edhe në nivel edukimi të subjekteve, për nevojën që subjektet kanë për investime në sistemet kibernetike me qëllim ruajtjen e biznesit të tyre dhe fuqizimin e biznesit të tyre”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…