Mazniku: Platforma e qeverisjes vendore, mundësi për zgjidhje konkrete në dobi të komuniteteve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, tha se “platforma e dialogut është një mekanizëm ndërveprimi midis qeverisë dhe pushtetit vendor


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, tha se “platforma e dialogut është një mekanizëm ndërveprimi midis qeverisë dhe pushtetit vendor për zgjidhjen e çështjeve social ekonomike në dobi të komuniteteve lokale”.

I pranishëm në takimin që u zhvillua sot në Kryeministri, me të zgjedhurit vendorë për disa tema të rëndësishme të bashkëpunimit në interes të komunitetit Mazniku tha se, “nga ana tjetër platforma e qeverisjes vendore do të jetë një mekanizëm që do të na japë mundësinë që këto takime t’i bëjmë me specifike dhe online”.

Ai njoftoi se, platforma tashmë është funksionale dhe quhet qeverisjavendore.gov.al

Ministri falënderoi AKSH-in për të gjithë mbështetjen për krijimin e platformës që siç theksoi Mazniku, “do ta na japë mundësi që përveç promovimit të shembujve më të mirë të bashkive, të konsultojmë çështje dhe bashkitë e tjera të marrin këto modele suksesi në praktikat e punës së tyre”.

Mazniku informoi se në këtë platformë janë publikuar të gjitha thirrjet për aplikim në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të BE-së, të trajnimeve, kuadrit rregullator ndërsa janë publikuar një serë vendimesh tip, që i shërbejnë bashkive si model për t’i adaptuar për nevojat e tyre.

Sipas tij, pjesa më e rëndësishme është dialogu vendor ku krijohet mundësia në mënyrë periodike për të këmbyer eksperiencat në fusha të ndryshme si bujqësi, siguri, arsim, prona, shëndetësi, dhe për këto tema është mundësia e diskutimit online me përfaqësuesit përkatës të qeverisë.

Ai tha se, nga takimet do të dalin detyra për t’u zgjidhen nga të dy palët, të qeverisë dhe pushtetit vendor.

Element i dytë i platformës,vijoi Mazniku, është shfrytëzimi i aseteve të pashfrytëzuara në territor.

“Platforma jep mundësi që bashkitë të hedhin informacion për asetin dhe ne të kemi mundësinë për vijimin e procesit që ky aset të rrjetëzohet në funksion të zhvillimit”, tha ai.

Mazniku njoftoi se ka nisur procesi i legalizimit dhe po ecën mirë.

“Kemi firmosur 28 marrëveshje në bashkëpunim me ASHK-së. Kemi evidentuar një problem të cilin e kemi adresuar me një amendim ligjor që stafet e bashkisë të firmosin në aktet e kontrollit në terren duke i dhënë mundësinë, që bashkitë të ndihmojnë në procesin e kontrollit në terren duke lehtësuar këtë proces dhe duke i dhënë shtytje procesit nga pushteti vendor”, tha ministri Mazniku.

Peleshi takim në Vatikan me papa Leonen XIV

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua në Vatikan me Atin e Shenjtë, papa Leonen.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Chiara Modica Dona dalle Rose, Custode della Memoria, Artefice del Futuro

l’Anima di Skanderbeg e il Sogno di Leonardo da Vinci in una Donna del XXI Secolo