Dumani: Deri tani 150 milionë euro të konfiskuara dhe sekuestruara

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit


Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani deklaroi sot se vlera e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara llogaritet rreth 150 milionë euro deri tani.

Në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, që u mbajt në Tiranë, ku të pranishëm ishin edhe kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali si dhe ambasadori i Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, Dumani u shpreh se SPAK është i përkushtuar për të vijuar punën e pandërprerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këto 5 vite që prej nisjes së funksionimit të SPAK, theksoi Dumani, kanë dëshmuar se SPAK ka kapacitetet dhe aftësitë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj subjekteve të ndryshme, pavarësisht profilit të tyre politik apo publik, si dhe kundër profileve të larta të krimit të organizuar.

“Po të shikosh larminë e subjekteve për të cilët kemi arritur të ngremë akuza, i kemi në hetim, apo kemi përfunduar me një vendimmarrje, e tregon qartë këtë. Ne shikojmë zyrtarë të niveleve të larta në rang ish-zv/kryeministri, ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të të gjitha niveleve, punonjës policie të nivelit të lartë krerë bashkish, ish-kryetarë bashkish. Këto duhen parë si tregues, shenjë se SPAK po maturohet dhe po rritet dhe është në gjendje jo vetëm nga pikëpamja e përdorimit të mjeteve e teknologji me qëllim sigurimin e provave e ngritjen e akuzave penale, por për të pasur në fund një vendim fajësie që tregon edhe një proces penal të suksesshëm”, tha Dumani.

Ai foli për rezultate të prekshme edhe në luftën kundër krimit të organizuar, ku janë proceduar penalisht personazhe që deri dje as nuk mendoheshin të prekeshin. Kjo sipas tij, falë edhe bashkëpunimit me agjencitë partnere.

Jashtë fokusit të SPAK, tha Dumani, nuk ka mbetur as goditja e pasurisë së vënë nga krimi, falë edhe legjislacionit të mirë në dispozicion.

“Kemi arritur të sekuestrojmë e konfiskojmë si produkte të veprës penale apo pasuri me origjinë kriminale, vlera që shkojnë deri në 150 milionë euro dhe diversiteti i pasurive apo aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është shumë i larmishëm”, theksoi ai.

Por, shtoi Dumani, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është sfidë institucionale vetëm e SPAK-ut, por kërkon angazhim të veçantë të të gjitha institucioneve dhe shoqërisë civile në veçanti.

“Shoqëria civile është një partner i rëndësishëm përballë presioneve të mundshme nga pushtetet e tjera”, tha ai.

Sipas tij, pavarësia institucionale është kushti themelor për suksesin e SPAK. “Ajo duhet të mbrohet e forcohet në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi Dumani.

Dumani deklaroi se Shqipëria ka legjislacion të mirë sa i takon ndjekjes penale, por theksoi ai, gjithashtu SPAK ka garancitë kushtetuese dhe ligjore që të ushtrojë në mënyrë të pavarur, të pandikuar, funksionet e saj.

“Kam parasysh pavarësi të jashtme nga pushtetet e tjera dhe pavarësi të prokurorëve për të ushtruar detyrën e tyre për ndjekjen penale”, deklaroi ai.

Njëkohësisht Dumani theksoi se prioritet është edhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
“Përmasat që ka marrë krimi dhe korrupsioni, duke qenë se një pjesë e parave tranferohen jashtë vendit, e bën jetike domosdoshmërinë për bashkëpunim me agjencitë homologe të vendeve të rajonit, BE-së dhe përtej. Kemi krijuar aktualisht 35 skuadra të përbashkëta hetimore”, tha ai.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…