Rijetësimi i industrisë ushtarake, Vengu bisedon me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bullgarisë

Rijetëzimi i industrisë ushtarake dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura ishin temat kryesore të bisedave gjatë takimeve të veçanta që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bullgarisë.


Rijetëzimi i industrisë ushtarake dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura ishin temat kryesore të bisedave gjatë takimeve të veçanta që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bullgarisë.

Në takimin me ambasadorin e Francës, ai shprehu interesin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në rijetëzimin e industrisë ushtarake, modernizimit, si dhe zgjerimin e mundësive në fushën e edukimit dhe trajnimit.
Vengu e informoi ambasadorin britanik për zhvillimet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe proceset e modernizimit.


“Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe shqetësimi për ndërhyrjen dhe aktivitetet hibride nga aktorët e huaj në rajon ishte një tjetër temë e bisedës, ndërkohë që vlerësuam maksimalisht stërvitjet ushtarake të përbashkëta “Corridor VIII Response” që po zhvillohen në territorin shqiptar në interes të rritjes së ndërveprueshmërisë, lëvizshmërisë ushtarake dhe linjave të furnizimit në rajonin e Europës Juglindore”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Ambasadori bullgar, informoi ministri, vlerësoi kontributin e trupave shqiptarë në grupbatalionin e NATO-s në Novo Selo, ndërkohë që ramë dakord të vijojmë ndërveprimin e përbashkët në mbështetje të promovimit të Korridorit VIII si një nyje e rëndësishme lidhjeje sigurie mes Adriatikut dhe Detit të Zi.

(ATSH)

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.