Sejko me delegacionin nga Moody’s Analytics: Përfitime nga integrimi në sistemin evropian të pagesave

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s”- siç u komunikua më 19 prill 2024 – ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit të publikuar.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me një delegacion nga Moody’s Analytics, të kryesuar nga Domenico Piscitelli, Drejtor i Kërkimeve dhe Politikave për Evropën pranë Moody’s.

Në fokus të takimit ishte prezantimi dhe analizimi i situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe diskutimi i mundësive të bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive, pavarësisht sfidave të shumta dhe serioze me të cilat është përballur gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se Shqipëria gëzon një rritje ekonomike solide, inflacion të ulët dhe nën kontroll, si dhe përmirësim të ekuilibrave të brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Më tej, Guvernatori nënvizoi se përditësimi i parashikimeve sugjeron se momenti pozitiv i zhvillimit të ekonomisë do të vijojë edhe në të ardhmen. Më konkretisht, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet në afatin e mesëm, me norma të qëndrueshme dhe pranë potencialit, ndërkohë që inflacioni pritet të qëndrojë pranë niveleve aktuale për pjesën e mbetur të vitit dhe të kthehet në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Në vijim, Guvernatori shtoi se normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare arriti të vërë inflacionin nën kontroll, duke mos cenuar trendin pozitiv të zhvillimit të vendit dhe stabilitetin financiar të tij.

Më tej, Guvernatori informoi përfaqësuesit e Moody’s mbi qëndrueshmërinë e sektorit bankar, i cili paraqet tregues të stabilizuar të likuiditetit dhe të përfitueshmërisë. Guvernatori theksoi se ky sektor ka vijuar të ofrojë fondet e nevojshme për rritjen e konsumit dhe të investimeve.

Përfaqësuesit e Moody’s vlerësuan progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, si në terma të rritjes ekonomike, ashtu edhe në terma të forcimit të parametrave të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit. Ata nënvizuan se ky progres dëshmon forcimin e kapaciteteve institucionale të vendit në drejtim të hartimit e zbatimit të politikave efektive makroekonomike, por edhe të mbikëqyrjes dhe rregullimit të kujdesshëm të sistemit të saj financiar.

Ata theksuan se integrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në sistemin evropian të pagesave do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme, por edhe një sërë sfidash në përmirësimin e politikëbërjes, hartimit dhe zbatimit të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s”- siç u komunikua më 19 prill 2024 – ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit të publikuar.

Përfaqësuesit e Moody’s u shprehën se mirëpresin mundësinë për të asistuar Bankën e Shqipërisë në përmbushjen e gamës së gjerë të detyrave të politikës monetare, stabilitetit financiar, sistemeve të pagesave dhe mbikëqyrjes financiare. Në vijim, u diskutua mbi fusha konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.

(ATSH)

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…