“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave kryeson mes gjashtë resorteve sekrete të Evropës

Hannah Wild shkruan në “National Geographic”.

Po kërkoni të shmangni turmat këtë verë? Nga vendpushimet buzë liqenit deri te lagunat me ujëra të kripura, ne ju rekomandojmë disa nga sekretet bregdetare më të ruajtura të Evropës, shkruan Hannah Wild në “National Geographic”.

Me ujërat e kristalta që shkëlqejnë dhe hapësirat gjithëpërfshirëse të rërës së zezë vullkanike, vija bregdetare e Evropës është tepër e larmishme.

Nga shkëmbinjtë e thyer të Rivierës Shqiptare, Bregut të Amalfit në Itali deri te rëra e bardhë mesdhetare e ishujve Balearike në Spanjë – nuk është çudi që këto destinacione vizitohen nga miliona turistë që kërkojnë diellin çdo vit.

Megjithatë, përtej pikave të nxehta turistike shtrihen destinacione të tjera të pazbuluara të bregdetit – që presin të zbulohen nga ata që dëshirojnë të eksplorojnë më tej.

Duke u shtrirë nga Deti i Veriut deri në Detin e Zi, ju mund të gjeni plazhet më pak të njohura të Evropës – të cilat ende nuk janë kthyer në një vendpushim bregdetar të populluar me njerëz.

“National Geographic” ka publikuar një renditje të gjashtë plazheve më të mira sekrete të Evropës, mes të cilave përfshihet edhe bregdeti i Shqipërisë.

Plazhi i Pasqyrave, Shqipëri

Udhëtoni nëpër bregdetin jugor shqiptar dhe do të gjeni xhepa të izoluar me rërë të bardhë dhe ujëra të pastra kristal, por Plazhi i Pasqyrave është padyshim më i miri.

Ky plazh është emërtuar sipas mënyrës se si drita e diellit reflektohet në detin këtu, kjo zonë e vijës bregdetare të paprekur mbetet një vend sekret aq i madh – sa edhe në muajt e verës nuk keni për të gjetur shumë njerëz këtu.

Peizazhi përcaktohet nga një ndërthurje e rërës së bardhë të butë dhe zallit që ju çon drejt ujërave të pastra dhe verbuese të detit Adriatik.

Fshati më i afërt, Ksamili, është gati katër milje larg dhe ka një parking të vogël pranë hyrjes së plazhit.

Dhe ndërsa sigurimi i një hapësire këtu kërkon vendosjen e një ombrelle, vendet private, intime dhe pa turma njerëzish e bëjnë tarifën të vlefshme.

Gjashtë plazhet më të mira sekrete të Evropës për të vizituar në verën e vitit 2024:

1. Plazhi i Pasqyrave, Shqipëri
2. Ishulli Lokrum, Kroaci
3. Burnham Overy Staithe, Angli
4. Riva Bianca, Itali
5. Plazhi Veleka, Bullgari
6. Plage Mala, Francë

 

(Marrë nga ATSH)

Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare,…

Global 360

Kurti: Glorifikimi i Mlladiçit tregon se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj në Përmet: Trashëgimia, tradita dhe sipërmarrja lokale, modele për zhvillimin e qëndrueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare,…