Nikolla: Shqipëria, krenare për miqësinë ekzistenciale me SHBA

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli sot mesazhin e urimit me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli sot mesazhin e urimit me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nikolla u shpreh se, Shqipëria është krenare për miqësinë ekzistenciale me SHBA.

“Urimet më të përzemërta popullit amerikan, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 4 Korriku është jo vetëm dita që shënon pavarësinë e një kombi, por një kremtim madhështor lirie dhe festë e madhe demokracie”, theksoi Nikolla.

“Shqipëria është krenare për miqësinë ekzistenciale, mbështetjen e fuqishme, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin strategjik me SHBA në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë së kombeve”, nënvizoi Nikolla.

Lexo më shumë nga

Demo: Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përcjellë urimin për festat e Nëntorit përmes një videomesazhi së bashku me…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përcjellë urimin për festat e Nëntorit përmes një videomesazhi së bashku me…