Hapet autostrada Thumanë-Kashar e kategorisë “A”, Rama: Rruga nga Muriqani deri në Vlorë, me këtë standard

15 muaj nga nisja e punimeve, nga sot aksi rrugor Thumanë-Kashar i kategorisë “A” do të jetë i kalueshëm për të gjitha mjetet.


15 muaj nga nisja e punimeve, nga sot aksi rrugor Thumanë-Kashar i kategorisë “A” do të jetë i kalueshëm për të gjitha mjetet.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kryeministri Rama bëri të ditur se të gjitha segmentet nga Muriqani deri në Vlorë brenda vitit 2030 do të jetë i përfunduar.

“Ky është vend ku gjithë ata që duan ta prekin me syrin e imagjinatës se si do të jetë Shqipëria 2030, duhet ta shohin sepse brenda kësaj periudhe e gjitha rruga nga Muriqani deri në Vlorë do të jetë në këtë standard. Ky është Korridori Blu”, u shpreh Rama.

Kryeministri po ashtu informoi se po punohet edhe për përfundimin brenda këtij afati edhe të Korridorit të 8, ndërsa theksoi se rruga Tiranë-Durrës do të bëhet me 4 korsi.

“Edhe korridori 8 do të jetë i përfundur. Ka shumë vëmendje për pjesën e rrugës Tiranë- Durrës dhe pjesën e rrugës së Ndroqit. Shumë shpejt do të nisë edhe ai projekt. Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë me 4 korsi. Rruga e vjetër e Ndroqit do të kthehet në një rrugë turistike e do të mundësojë kalimin alternativ”, tha Rama.

Mjetet historike retro ishin edhe ato që inauguruan aksin e ri Thumanë-Kashar.

Aksi Thumanë-Kashar është një ndër akset më të rëndësishëm të Korridorit Blu, e do të pasohet me ndërtimin e segmenteve të tjera që janë pjesë e kësaj vepre.

Ky segment i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier.

Më hapjen e këtij aksi rrugor pritet të lehtësohet përfundimisht i gjithë trafiku që krijohet në autostradën e veriut apo problematika në Aeroportin e Rinasit.

Korridori Adriatiko-Jonian, ku bën pjesë edhe aksi Thumanë-Kashar, është pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar dhe ka një gjatësi totale prej 1 550 km. 20% e gjatësisë së tij kalon në territorin shqiptar.

Lexo më shumë nga

Pirdeni: Respekti për ligjin dhe institucionet nuk përjashton të drejtën për të kundërshtuar

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi sot rëndësinë e dialogut, respektimit të ligjit dhe përgjegjësinë…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: Respekti për ligjin dhe institucionet nuk përjashton të drejtën për të kundërshtuar

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi sot rëndësinë e dialogut, respektimit të ligjit dhe përgjegjësinë…