Metani i ftuari i “IDM Morning Briefing”, diskutim mbi problematikat e sistemit të drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ishte i ftuari i takimit të katërt të “IDM Morning Briefing”, një forum komunikimi i organizuar nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ishte i ftuari i takimit të katërt të “IDM Morning Briefing”, një forum komunikimi i organizuar nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim, që synon nxitjen e një diskutimi të hapur me titullarë institucionesh, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile, të medias, akademikë e shkollarë etj., mbi çështje të interesit publik e institucional.

Takimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë i shërbeu nxitjes së një diskutimi bazuar në evidenca, mbi cilësinë e Drejtësisë në përgjithësi, e me përfundimin e procesit të vetting-ut, sfidat e ILD, si institucioni përgjegjës për shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, menaxhimin e ankesave, nismën parlamentare për thellimin e reformave, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, çështje të pavarësisë e ndarjes së pushteteve, si dhe perspektivat për të ardhmen në kontekstin aktual të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Diskutimet u fokusuan edhe në trajtimin e problematikave aktuale të sistemit, rëndësinë jetike të bashkëpunimit mes institucioneve, për të arritur objektivin kryesor për të cilin u konceptua Reforma në Drejtësi, një sistem drejtësie i pavarur nga çdo lloj ndikimi dhe efektiv për të gjithë qytetarët.

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.