Festa e Varkës së Dragoit, një traditë e lashtë kineze me përhapje globale

Historia dhe simbolet e kësaj feste kaq popullore i tregon për Radio Ejani sinologu i njohur Iljaz Spahiu.


Intervistoi Eda Merepeza

Festa e Varkës së Dragoit, që në kinezisht njihet si “Duanwu” është një ndër festat më të rëndësishme tradicionale dhe popullore në Kinë. E shpallur në vitin 2011 si trashëgimi kombëtare kulturore jomateriale, kjo festë është e lidhur ngushtë me garat me varka të zbukuruara me simbolet e dragoit, që kryhen jo vetëm brenda Kinës dhe në komunitetet kineze jashtë vendit, por edhe në Europë e më gjerë.


Gara e varkave të dragoit (Foto CMG)

Historia dhe simbolet e kësaj feste kaq popullore i tregon për Radio Ejani sinologu i njohur Iljaz Spahiu.

CMG: Më 10 qershor kremtohet një nga festat më të rëndësishme tradicionale kineze; Festa e Varkës së Dragoit. Cila është simbolika dhe historiku i kësaj feste?

Iljaz Spahiu: Festa e Varkës së Dragoit, Duanwu është një ndër katër festat tradicionale më të rëndësishme në Kinë, të cilat janë Viti i Ri Kinez, i njohur si Festa e Pranverës, Festa Qinming e përkujtimit të të vdekurve që kremtohet ë muajin prill, Festa e Varkës së Dragoit dhe Festa e Mesvjeshtës. Historia e Festës së Varkës së Dragoit është mbi 2 mijë vjeçare dhe ka të bëjë me historinë e një poeti kinez, Qu Yuan, i cili është një figure e rëndësishme politike. Ai kishte premtuar realizimin e disa reformave politike shumë të rëndësishme, por duke qenë se nuk i realizoi dot ato, kur mësoi se mbretëria kishte pësuar humbje në luftë me një mbretëri tjetër, vendosi të hidhej në lumë, për t’i dhënë fund jetës.

CMG: Çfarë lidhje mund të ketë një poet me reformat shtetërore në këtë rast?

Iljaz Spahiu: Poetët kanë qenë pjesë e institucioneve të Kinës. Kemi dhe rastin e Konfucit që përveç se një filozof ishte i përfshirë në jetën politike.Në Kinën antike dijetarët, njerëzit e shquar ishin të përfshirë dhe në jetën politike.


Gara me varkat e dragoit (Foto CMG)

CMG: Vepra e pare e poetit Qu Yuan, e cila titullohet “Li Sao” i përket periudhës së Shteteve Ndërluftuese në vitet 475-221 para erës sonë.

Iljaz Spahiu: Po është një periudhë rreth 2 mijë vjeçare. Qu Yuan konsiderohet në Kinë si ndër poetët më të shquar dhe më patriotë. Pas hedhjes së tij në lumë, njerëzit, ngaqë ishte njeri ishte shumë i dashur për ta, u hodhën në lumë me varka për ta kërkuar poetin. Ndërsa vozitnin ata hidhnin në lumë zongzi, për të ushqyer peshqit, që të mos hanin poetin. Që nga ajo kohë kjo festë kremtohet çdo vit, në përkujtim të poetit Qu Yuan, por ka simbolikën e saj, që tregon forcën e dashurisë së kinezëve për këtë patriot.

CMG: Festa e Varkave të Dragoit është e lidhur ngushtësisht me një garë me varka, e cila që nga viti 2011 është shpallur trashëgimi kulturore jomateriale kombëtare.Ndoshta në një të ardhme të afërt mund të përfshihet dhe në Listën e trashëgimisë materiale të UNESCO-s. Kjo garë e varkave është një veprimtari sa tradicionale, aq dhe sportive. Si e komentoni këtë garë?

Iljaz Spahiu: Çdo festë qoftë tradicionale ka dhe aspektin sportiv, por dhe shëndetësor. Kjo festë është në shërbim të njeriut sa i përket përgatitjes fizike. Ky është një sport i vërtetë me varka rreth 18 metra, brenda të cilave janë rremtarët si dhe njerëz me tambure, të cilët i nxitin pjesëmarrësit në garë për fitore. Interesante është se në bashin dhe në kiçin e anijes është skalitur koka e dragoit të mitologjisë kineze.

CMG: Sivjet në zodiakun kinez është Viti i Dragoit. Mendoni se Festa e Varkave të Dragoit sivjet do të jetë më madhështore?

Iljaz Spahiu: Me siguri, sepse dragoi është një simbol në Kinë dhe kinezët e quajnë veten si pasardhës të tij. Kjo lidhet dhe me adhurimin që kanë kinezët për astrologjinë. Besoj se në Kinë kanë filluar me kohë përgatitjet për këtë festë, e cila është më e përhapur në pjesën jugore të vendit, sidomos në krahinat Fujian dhe Guanzhou. Atje me siguri ekipet e varkëtarëve janë gati për garë.


Embëlsira tradicionale e festës (Foto CMG)

CMG: Zongzi është gjithashtu një simbolikë e Festës së Varkave të Dragoit

Iljaz Spahiu: Po është e ngjashme me japrakun tone, por përgatitet për mbështjellje të orizit me gjethe kallami. Zongzi-të kanë një formë trekëndëshi dhe brenda kanë oriz xhelatinoz, që janë të ëmbla ose me shije të tjera. Në jug të Kinës zongzi-të janë të ëmbla, kurse në veri janë me shije tjetër.


Gara e varkave të dragoit në Bullgari (Foto CMG)

CMG: Në kontenë Dao në Hunan të Kinës qendrore Gara e Varkave të Dragoit ka një histori rreth 1 mijë vjeçare dhe me rastin e festës më shumë se 100 varka do të garojnë me rastin e festës. Kjo garë kryhet jo vetëm brenda Kinës, por dhe jashtë saj. Në lumin Ruhr në Duisburg të Gjermanisë zhvillohet çdo vit Gara e Varkave të Dragoit me pjesëmarrjen e 100 ekipeve vendase, por dhe nga Bullgari kanë shkuar në Ningbo të Kinës për të garuar me varkat e dragoit. A ndikojnë këto festime në shtimin e shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Europës, por dhe më gjerë?

Iljaz Spahiu: Festat tradicionale të Kinës janë dhe të Azisë, si Viti i Ri Kinez, apo të tjera kanë një shtrirje aziatike. Festa e Varkës së Dragoit është gjithashtu shumë e njohur në Azi, por tashmë ka filluar të ndërkombëtarizohet sidomos në vendet ku ka komunitete të mëdha kineze. Por nga ana tjetër njerëzit e pasionuar pas garave me varka kanë interes për këtë festë. Njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë garë. Këto shkëmbejnë në nxitjen e shkëmbimeve kulturore, të cilat i ndihmojnë njerëzit të njohin më mire njeri-tjetrin, për të njohur traditat dhe kjo shërben për thellimin e marrëdhënieve dhe në aspekte të tjera.


Sinologu Iljaz Spahiu në intervistë për Radio Ejani

CMG: Liberalizimi nga ana e Kinës i vizave për shumë vende europiane, por dhe më gjerë ndoshta ndikon që këtë vit në këtë festë kaq popullore të ketë më shumë pjesëmarrje të sportistëve të huaj në këto gara të varkave të dragoit

Iljaz Spahiu: Gjithmonë vizat janë një pengesë serioze për lëvizjen dhe Kina ka aplikuar për heqjen e vizave me shumë vende, qoftë me SHBA për turizëm, por dhe me vende europiane. Kjo ka ndikuar në lëvizjen midis popujve dhe është më e thjeshtë për të gjithë të apasionuarit për garat me varka nga vende të ndryshme të bëhen pjesë e kësaj feste në Kinë.

Burimi: CRI.CN

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…